Lajme
DOKUMENT| Zyra e Kurtit e shpërblen me tender dostin e deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovcit
Demokracia
14:11 | 29 Shtator 2022

Share:

Zyra e Kryeministrit ka nënshkruar kontratë për furnizim me perde.

Zyra e Kryeministrit ka shpallur një tender për furnizim me perde. Sipas njoftimit të publikuar, për blerjen e këtyre perdeve do të shpenzohen 575 euro.

Tenderin për furnizimin me perde në Zyrën e Kryeministrit e ka fituar kompania “Euro Roleta SH.P.K.”, ku njëri prej aksionarëve të saj është i afërt me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

“Euro Roleta SH.P.K”, e ka fituar tenderin në vlerë prej 575 euro, shkruan Demokracia.com.

Sipas të dhënave në ARBK, kjo kompani ka tre aksionarë me nga 33.3 për qind të kapitalit.

Demokracia.com ka gjetur se njëri nga aksionarët në këtë kompani, Musa Sekiraqa, është i afërt me deputetin Mefail Bajqinovci. Madje, ata jetojnë edhe në të njëjtën lagje.

“Me deputetin e lagjes tonë Mefail Bajqinovci”, shkruhet në një postim në Facebook, ku shihet Sekiraqa bashkë me deputetin Bajqinovci. /Demokracia.com/

Të ngjashme