Për herë të katërt më radhë brenda 7 muajve, zyra e Albin Kurti ka dhënë tender për blerjen e karrigeve dhe tavolinave të reja.
Edhe kësaj radhe, zyra e Kurtit ka nënshkruar kontratë përmes së cilës do të blihen tavolina dhe karrige për zyrat e Qeverisë. Kësisoj përmes këtij tenderi do të blihen 2 tavolina dhe 4 karrige, shkruan Demokracia.com.
Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, Zyra e Kryeministrit ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Smart Model L.L.C”, për furnizim me tavolinë me katër karrige dhe një tjetër tavolinë për kompjuter, të cilat i kushtuan buxhetit të shtetit 949 euro.
Siç bëhet e ditur në dosjen e tenderit, tavolina duhet të jetë jegind me katër karrige ngjyrë të zezë. Ndërsa, një tavolinë tjetër është porositur për kompjuter, me mundësi rregullimi të lartësisë.
Zyra e kryeministrit Kurti për herë të katërt brenda këtij viti ka dhënë tender për blerjen e karrigeve të reja. Në qershor të këtij viti, zyra e Kurtit bleu karrige dhe tavolina për kopsht. /Demokracia.com/
DOKUMENT| Verë e nxehtë, Kurti e bën “kopshtin” gati, blen karrige dhe tavolina të reja
DOKUMENT| Kolltuku i parehatshëm për Kurtin, i porositë edhe disa të reja