Lajme
DOKUMENT| Zyra e kryeministrit Kurti e shton komoditetin, shpenzon 9 mijë euro për karrige
Demokracia
17:59 | 27 Korrik 2022

Share:

Zyra e kryeministrit Albin Kurti ka blerë karrige lëvizëse dhe statike. Për blerjen e tyre janë shpenzuar afro 9 mijë euro, derisa tenderi i është besuar kompanisë “Mobelland”.

Punonjësit e zyrës së kryeministrit Albin Kurti, tash e tutje do të ndihen më komod gjatë orarit të punës.

Karriget e vjetra më nuk do të kenë vend në zyrat e tyre, pasi që ato po zëvendësohen me të reja.

Për blerjen e tyre, zyra e Albin Kurtit ka dhënë tender që kap shumën e afro 9 mijë eurove, shkruan Demokracia.com.

“Furnizim me karrige lëvizëse dhe statike. Vlera e përgjithshme e kontratës 8 350,00 Zyra e Kryeministrit, Objekti i Qeverisë, Sheshi “Skënderbeu” Nr.14 Kati VII, Zyra 70”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në shpallje tregohet se fituese është kompania “Mobelland”, me të cilën nesër do të nënshkruhet kontrata.

“Data e dhënies së kontratës 26.07.2022. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 28.07.2022. Numri i tenderëve të pranuar: 4. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata  “Mobelland” SH.P.K.”, thuhet në njoftim.

Në dosjen e tenderit është treguar se do të blihen 110 karrige të ndryshme, 40 me një formë dhe 70 me një formë tjetër, por të gjitha duhet të jenë të zeza.

“Karrige për zyre me rrota, me krahë, strukturë najloni – rrjetë, pjesa për mbështetje dhe ajo e kokës, pjesa për ulje tapiceri tekstili, ngjyra e zezë , dimensionet standarde. (40 copë). Meqenëse posedojmë një pjesë të karrigeve në sallat e Objektit të Qeverisë, me qëllim të unifikimit të tyre, preferohet ky model i karrigeve. Në rast të pengesave eventuale, tolerohet ndonjë devijim i vogël, por si tërësi ta ruaj formatin dhe dukjen e prezantuar. Karrige statike për zyre, me krahë, strukturë najloni- rrjetë për mbështetje dhe pjesa për ulje tapiceri tekstili, ngjyra e zezë, dimensionet standarde. (70 copë). Në rast të pengesave eventuale, tolerohet ndonjë devijim i vogël, por si tërësi ta ruaj formatin dhe pamjen e prezantuar”, thuhet në këtë dosje./Demokracia.com/

 

Të ngjashme