Lajme
DOKUMENT| ZRrE letër Kuvendit: Po e cenoni pavarësinë e agjencive të pavarura me dy ligjet e miratuara
Demokracia
13:11 | 22 Dhjetor 2022

Share:

Në seancën e Kuvendit të Kosovës është miratuar në lexim të dytë Projektligji për Zyrtarët Publik së bashku me amendamentet shtesë, derisa është duke u shqyrtuar edhe Projektligji për Pagat në Sektorin Publik. 

Nuk kanë të ndalur reagimet kundër dy projektligjeve problematike, me të cilat ndër të tjera po synohet edhe të “kapen” zyrtarët publikë. Tash edhe Zyra e Rregullatorit për Energji i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ku ka shprehur shqetësimet lidhur me miratimin e këtyre projektligjeve.

Demokracia.com ka siguruar shkresën e ZRrE-së drejtuar Kuvendit të Kosovës.

Zyra e Rregullatorit për Energji në shkresën e saj shpreh shqetësimin në lidhje me trajtimin e stafit profesional përmes Ligjit për Pagat në Sektorin Publik dhe Ligjin për Zyrtarët Publikë, për të cilët thotë se është duke u shkelur statusi dhe pavarësia e ZRrE-së si agjenci e pavarur.

ZRrE thotë se ka statusin e “agjencisë së pavarura” sipas Kushtetutës së Kosovës.

Kushtetuta i përcakton agjencitë e tilla si “institucione të krijuara nga Kuvendi, në bazë të ligjeve përkatëse të cilat rregullojnë themelimin, funksionin dhe kompetencat e tyre. Agjencitë e pavarura funksionet e tyre i kryejnë në mënyrë të pavarura nga çdo organ ose autoritet tjetër në Kosovë”.

“Gjithashtu neni 142.2 i Kushtetutës thekson se “Agjencitë e pavarura kanë buxhetin e tyre, i cili administron në mënyrë të pavarur, në pajtim me ligjin”, thuhet në shkresën e ZRrE-së. /Demokracia.com/ 

Më poshtë shkresa e plotë e ZRrE-së. 

Të ngjashme