Lajme
DOKUMENT | “Xhipat e zinj të Osmanit”, Presidenca jep 3500 euro për larje të veturave
Demokracia
17:44 | 22 Shkurt 2024

Share:

Presidenca e Kosovës ka shpallur një tender në vlerë të 3 mijë e 500 eurove për larjen e veturave. Me këto para do të pastrohen 15 vetura të ndryshme dhe 5 xhipa. 

Xhipat e zinj të presidentes Vjosa Osmani do të dalin rrugëve me të pastër se kurrë më parë.

Për larjen e tyre është shpallur edhe një tender që kap vlerën 3500 euro, shkruan Demokracia.com.

Shërbime të autolarjes të veturave zyrtare, për nevojat e ZPRK-ës. Vlera e parashikuar e kontratës: 3,500.00 euro. Afati i fundit për pranim të tenderëve/aplikacioneve: data 20.02.2024”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit është treguar se me këto para do të pastrohen gjithsej 20 vetura, në mesin e tyre edhe 5 xhipa.

“Shërbime të autolarjes të veturave zyrtare, për nevojat e ZPRK-ës 1.Larja e veturave (15 vetura)- 350 larje 2.Larja e xhipave (5 xhipa) -120 larje 3.Larja speciale (larja e brendeshme me avull, larja e motorit) x 4 4. Polirimi i veturave, mënjanimi i gërvishtjeve x 4”.

Presidenca ka vendosur edhe disa kritere për kompaninë fituese.

“OE duhet të ofrojë staf të mjaftueshëm për kryerjen e shërbimeve të pastrimit të automjeteve, me orar fleksibil edhe ditëve te pushimit. OE të ofroj dëshmi që ka pajisje për autolarje. OE duhet të dëshmoj që ka hapësire deri 50 m 2 për larjen e auto veturave xhipave dhe hapësire te mjaftueshëm për parking”.

Po ashtu është kërkuar që kompania se paku t’i ketë dy punëtorë dhe të mos jetë shumë larg Presidencës.

“OE nuk duhet të jetë në radius me të largët se 5 km nga Zyra e Presidentes, e nëse është jashtë këtij domeni të këtë marrëveshje me ndonjë operatori ekonomik i cili është brenda 5 km nga Zyra e Presidentes. OE duhet të ketë se paku dy punëtorët të regjistruar dhe te ofrojë dëshmi nga ATK për pagesat e nevojshme”. /Demokracia.com/

Të ngjashme