Lajme
Dokument| Xhipat e presidentes Osmani bëhen me xhama të zinj
Demokracia
12:30 | 18 Tetor 2022

Share:

Veturat e Presidencës së Kosovës do të bëhen me xhama të zinj. Zyra e saj tashmë ka dhënë edhe një tender për këtë punë, vlera e të cilit është mbi 600 euro. Vendosja e foljeve të zeza do të bëhet në gjashtë vetura.

Në xhipat e zinj të presidentes Vjosa Osmani më nuk do të shihet asgjë.

Xhamat e këtyre veturave do të mbulohen me foli të zeza. Tashmë për këtë shërbim është dhënë edhe një tender.

Zyra e Presidentes së Kosovës ka parashikuar që për vendosjen e foljeve t’i shpenzojë mbi 600 euro, shkruan Demokracia.com.

“Montimi i foljeve për veturat zyrtare të ZPRK-së. Vlera e përgjithshme e kontratës 620,00. Data e inicimit te aktivitetit te prokurimit: 11.10.2022. Data e hapjes se tenderëve: 13.10.2022”, thuhet në njoftimin e shpallur në e-prokurim.

Presidenca e Kosovës vendosjen e foljeve ia ka besuar kompanisë “Auto ARBANA SH.P.K.” nga Prizreni.

“Në mënyrë që të dëshmohet se Operatori Ekonomik (OE) është i përshtatshëm që të marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi, OE duhet të nënshkruaj dhe të paraqes me kuotimin e tij Deklaratën nën Betim të bashkangjitur”, ka treguar Presidenca, përcjell Demokracia.com.

Në dosjen e tenderit është bërë me dije se folja do të vendoset në 6 vetura të ndryshme, disa nga të cilat janë të kategorisë VIP.

“1Z-121-01 Toyota VIP . (Pjesa pare 30% – Pjesa mbrapa 50 %). 1Z-122-01 Toyota VIP (Pjesa pare 30% – Pjesa mbrapa 50 %). 01-704-LJ Peugeot ((Pjesa pare 30% – Pjesa mbrapa 50 %). 01-705-LJ Peugeot ((Pjesa pare 30% – Pjesa mbrapa 50 %). 01-703-LJ Peugeot ((Pjesa pare 30% – Pjesa mbrapa 50 %) 01-628-MS Peuget Peugeot (Pjesa pare 30% – Pjesa mbrapa 50 %. Pastrimi i xhamave nga  ngjitësi i mëparshëm” thuhet në dosjen e tenderit.

Kompania fituese dhe Presidenca e Kosovës kanë treguar se kontratën për ketë tender do ta nënshkruajnë gjatë ditës së sotme.

“Data e nënshkrimit te kontratës: 18.10.2022. Numri i tenderëve te pranuar: 1. Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 1”./Demokracia.com/

Të ngjashme