Lajme
DOKUMENT| Vjosa Osmanit nuk i pëlqejnë më karriget e vjetra, Presidenca ndan rreth 10 mijë euro për ndërrimin e tyre
Demokracia
11:38 | 13 Shkurt 2023

Share:

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, duket se nuk po i pëlqejnë më karriget e vjetra, që janë të vendosura në zyrën e saj për takime protokollare. Presidenca tashmë ka vendosur t’i zëvendësojë ato me të reja.

E furnizimi me to parashihet të përfundojë brenda 12 muajve, shkruan Demokracia.com.

Zyra e Presidentes së Kosovës ka hapur tender për blerjen e 11 karrigeve dhe 5 tavolinave të reja protokollare.

Për këtë tender, Presidenca ka ndarë 9 mijë e 900 euro.

Së paku kështu thuhet në njoftimin e kontratës që ka publikuar ZPRK-ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Sipas dosjes së tenderit të publikuar në KRPP, Zyra e Presidentes do të porosisë një karrige poltrone model Marie art. 8537A, me strukturë druri finiture flete floriri e vjetruar me M1473/1 e bardhë me dekor, dimensionet 71x76x111 H.

Ndërsa, 10 karrige të tjera janë poltrona model Virgilio. Druri finiture Avorio dhe me copë M1473/1 e bardhë me dekor, dimensionet 65x63x78 H.

Po ashtu, 5 tavolinat duhet të jenë rrumbullake, model Brianzolo me dru finiture P18 Avorio spazzolato, dimensionet Ǿ 60×55 H.

Dokumentet duhet të dorëzohen para datës 22.02.2023, në orën 14:00. /Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme