Lajme
DOKUMENT| Vjosa Osmanit i bëhen “bajat” fotot e vjetra, porosit aparat të ri
Demokracia
11:10 | 06 Qershor 2023

Share:

Presidenten Vjosa Osmani tanimë nuk do ta shohim me foto të vjetra, pasi zyra e saj ka dhënë kontratë për blerjen e disa pajisjeve fotografike.

Presidenca ka dhënë kontratë për furnizim me pajisje për nevojat e Zyrës për Informim. Nga kjo kontratë do të blihet edhe një aparat i ri fotografik.

Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, për një transmetues për livestream, një aparat fotografik, një blic dhe dy tableta, Zyra e Presidencës do të shpenzojë mbi 5 mijë euro.

Tenderin për këtë e ka fituar kompania “Ero Group”, shkruan Demokracia.com.

Nga kjo kontratë, kompania do të përfitojë 5 mijë e 439 euro.

Në kontratë janë bërë të ditura edhe specifikacionet për blerjen e këtyre pajisjeve.

” All-in-One Multi-Camera Live Streaming Encoder, Switcher, Monitor, and Recorder. Aparat fotografik Mirrorless with adapter for DSLR lens, 24.5MP FX-Format BSI CMOS Sensor. Blic per aparat fotografik. TABLETA – NETWORK GSM / HSPA / LTE / 5G etj”, thuhet në dosjen e tenderit. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme