Lajme
DOKUMENT | Vjosa Osmani merr dron “Bayraktar” dhe aeroplan luftarak në Turqi
Demokracia
17:54 | 12 Prill 2023

Share:

Presidentja Vjosa Osmani, si Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është pajisur me “artileri të rëndë luftarake”. E para e shtetit ka marrë dhuratë nga Turqia një dron dhe një aeroplan luftarak.

Fatkeqësisht, këto mjete luftarake janë në miniaturë.

Demokracia.com nga burime brenda kabinetit të Osmanit e ka siguruar listën e disa prej dhuratave që ajo i ka pranuar gjatë vitit kalendarik 2022.

Osmani ka marrë dhuratë nga Fabrika e Dronëve në Turqi një dron Bayraktar në miniaturë.

Po ashtu, Osmani ka marrë dhuratë nga Forcat Ajrore turke edhe një aeroplan luftarak në miniaturë, i vendosur në kornizë të drurit.

Pos dronit dhe aeroplanit luftarak, Osmani ka marrë dhuratë edhe një anije me vela, që i është bërë dhuratë nga Oda Ekonomike e Katarit.

Demokracia.com ka siguruar listën e plotë të dhuratave protokollarë që i janë dhënë Presidentes gjatë aktiviteteve-vizitave protokollare gjatë vitit 2022. Kjo listë do të publikohet nesër. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme