Lajme
DOKUMENT | Vjosa Osmani meraklie e luleve, shpenzon afër 10 mijë euro për blerjen e disa llojeve
Demokracia
23:41 | 03 Qershor 2024

Share:

Zyra e Presidentes së Kosovës ka hapur një tender për furnizim me lule. Për blerjen e tyre është parashikuar të shpenzohen afro 10 mijë euro. 

Presidentja Vjosa Osmani ka porositur disa lloje të luleve.

Për blerjen e tyre tashmë është shpallur edhe një tender, i cili në bazë të parashkrimeve kap vlerën e 9 mijë e 500 eurove, shkruan Demokracia.com.

“Furnizim me lule, për nevojat e ZPRK-ës. Vlera e parashikuar e kontratës: 9,500.00 euro. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 06.06.2024”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Tutje tregohet se me këto para do të blihen disa lloje të luleve të freskëta.

“Ikiban i vogël me lule te freskëta. Ikiban i mesëm me lule të freskëta. Ikiban i madh me lule të freskëta. Buket i vogël me lule të freskëta. Buket i mesëm me lule te freskëta. Buket i madh me lule të freskëta. Kurorë e mesme me lule të freskëta. Kurorë e madhe me lule të freskëta”.

Por, nuk do të mungojnë edhe disa lule me emra që rrallë dëgjohen.

“Furnizimi me lule Bonsai. Furnizimi me lule Begonia. Furnizimi me lule Sansevieria. Furnizimi me lule Saintpaulia. Furnizimi me lule Dracena Marginata”.

Specifikat dhe sasia për secilën lule që ka vendosur ta blejë zyra e presidentes Vjosa Osmani:

  1. 1. Ikiban i vogël me lule te freskëta (diametri 15 cm, sasia e luleve trendafila, madhësia e kokës 5 cm, sasia 5 copë, lilium oriental 1 copë, krizantena 1 copë, gjelbrim, gjethe kostarika apo ruskus-sasia 4 copë, pjatë plasike, sfungjer ujëmbajtës si dhe mbështjellje me letër apo celofan).

Sasia per nje vit 30 copë.

  1. Ikiban i mesëm me lule të freskëta

Ikiban i mesëm me lule te freskëta (diametri 30 cm, saia e luleve: trendafila, madhesia e kokes 5 cm, sasia 10 copë, lilium oriental 2 copë, krizantena 2 copë  gjelbrim: gjethe kostarika apo ruskus sasia 6 copë, pjate plastike, sfungjer ujembajtes si dhe mbështjellje me leter apo celofan).

Sasia per nje vit 30 copë.

  1. Ikiban i madh me lule të freskëta

Ikiban i madh me lule te freskëta (diametri 50 cm: trendafila madhesia e kokes 5 cm, sasia 12 copë, lilium oriental 3 copë, krizantena 3 copë gjelbrim: gjethe kostarika apo ruskus sasia 8 copë, pjate plastike, sfungjer ujembajtes si dhe mbështjellje me leter apo celofan).

Sasia per nje vit 30 copë.

  1. Buket i vogël me lule të freskëta

Buket i vogël me lule te freskëta (saia e luleve: trendafila apo lule tjera, madhësia e kokes 5 cm, sasia 5 copë,  gjelbrim: gjethe kostarika apo ruskus sasia 4 copë, dhe mbështjellje me leter apo celofan)

Sasia për një vit 20 copë.

  1. Buket i mesëm me lule te freskëta

Buket i mesëm me lule të freskëta (sasia e luleve: trendafila apo lule tjera, madhësia e kokes 5 cm, sasia 10 copë,  gjelbrim: gjethe kostarika apo ruskus sasia 8 copë, dhe mbështjellje me leter apo celofan).

Sasia për një vit 35 copë.

  1. Buket i madh me lule të freskëta

Buket i madh me lule te freskëta (saia e luleve: Trandafila madhësia e kokës 5 cm, sasia 15 copë,  gjelbrim: gjethe kostarika apo ruskus sasia 12 copë dhe mbështjellje me leter apo celofan)

Sasia për një vit 35 copë.

  1. Kurorë e mesme me lule të freskëta

Kurorë e mesme me lule te freskëta (diametri 60 cm, sasia e luleve: Trandafila madhesia e kokes 5 cm, sasia 12 copë, lilium oriental 3 copë, krizantena 5 copë  gjelbrim: gjethe kostarika apo ruskus sasia 20 copë, baza e kurores me sfungjer ujembajtes si dhe mbishkrimi ne shirit).

Sasia për një vit 35 copë.

  1. Kurorë e madhe me lule të freskëta

Kurorë e madhe me lule te freskëta (diametri 80 cm, saia e luleve: Trandafila madhesia e kokes 5 cm, sasia 16 copë, lilium oriental 6 copë, krizantena 10 copë gjelbrim: gjethe kostarika apo ruskus sasia 30 copë, baza e kurores me sfungjer ujëmbajtës si dhe mbishkrimi ne shirit)

Sasia për një vit 5 copë.

  1. Furnizimi me lule Bonsai me lartësi h=80cm, kjo nënkupton edhe vazon e porcelanit.

Sasia për një vit 2 copë.

  1. Furnizimi me lule Begonia me lartësi h=20cm, kjo nënkupton edhe vazon e porcelanit.

Sasia për një vit 10 copë.

  1. Furnizimi me lule Sansevieria me lartësi h=40cm, kjo nënkupton edhe vazon e porcelanit.

Sasia për një vit 10 copë.

  1. Furnizimi me lule Saintpaulia me lartësi h=10cm, kjo nënkupton edhe vazon e porcelanit.

Sasia për një vit 10 copë.

  1. Furnizimi me lule Dracena Marginata njëshe me lartësi h=20cm, kjo nënkupton edhe vazon e porcelanit.

Sasia për një vit 10 copë.

Të ngjashme