Lajme
DOKUMENT| Vendi në krizë energjetike, Zenun Elezaj i ndan 50 mijë euro për dekorimin e qytetit
Demokracia
13:45 | 26 Tetor 2022

Share:

Qeveria e Kosovës gjatë muajit të kaluar ka marrë vendim për vendosjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike. Këto masa janë miratuar edhe në Kuvendin e Kosovës.

Disa nga masat janë edhe mospërdorimi i ndriçimit gjatë periudhës kur ka dritë natyrore, ndalimi i të gjitha reklamave që shfrytëzojnë energjinë elektrike, ndalimi i ndriçimit dekorativ në të gjitha objektet, ndalimi i ndriçimit që s’është i domosdoshëm për siguri fizike të objektit gjatë natës, etj.

Megjithatë, këto masa nuk po i përfillin shumë prej komunave të vendit. Një prej tyre është edhe Komuna e Klinës, e cila udhëhiqet nga Zenun Elezaj i AAK-së, shkruan Demokracia.com.

Kuvendi Komunal i Klinës ka hapur tender për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit.

Për këtë tender, Komuna e Klinës ka paraparë që të shpenzojë rreth 50 mijë euro.

Siç thuhet në tenderin e publikuar në KRPP, komuna ka paraparë kohëzgjatjen e kontratës për 36 muaj. shkruan Demokracia.com.

Sipas kësaj kontrate, dekorimi është paraparë në sheshe dhe rrugë të qytetit të Klinës.

Ndryshe, në fund të vitit të kaluar, Qeveria kishte marr vendim për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike.

Masat e emergjencës, ndër të tjera, përfshijnë:

Masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit; Ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave; Mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe Masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet; Obligohet Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, të propozojë masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë muajve të dimrit, si dhe të monitorojë dhe sipas nevojës të lehtësojë përgatitjet e ngrohtoreve për sezonën e dimrit.

Në vitin e kaluar, Kosova ishte ballafaquar me reduktime të energjisë elektrike për shkak të çmimit të lartë. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024