Lajme
DOKUMENT| “Udhëtime jashtë vendit”, ministria e Xhelal Sveçles jep tender rreth 118 mijë euro për bileta
Demokracia
21:03 | 14 Shtator 2023

Share:

Rreth 118 mijë euro do të shpenzohen nga buxheti i shtetit për bileta udhëtimi jashtë vendit për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për këtë, kjo ministri tashmë ka dhënë edhe një tender.

Ministria e Punëve të Brendshme e udhëhequr nga Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka dhënë kontratë për “Furnizim me bileta aeroplani për nevojat e stafit të MPB-së për udhëtime zyrtare”.

Siç bëhet e ditur në dosjen e tenderit të publikuar në KRPP, MBP-ja do të blejë rreth 680 bileta për udhëtime jashtë Kosovës. Ndërsa, në njoftim nuk janë bërë të ditura relacionet e këtyre udhëtimeve, shkruan Demokracia.com.

Tenderin e ka fituar kompania “AS TRAVEL CLUB ” SH.P.K.”, në vlerë prej 117,972 euro.

Në dosjen e tenderit tregohet se gjatë periudhës 3-vjeçare, numri i përafërt i biletave do të jetë 261 copë në destinacione të ndryshme të botës.

“Gjatë periudhës 3 vjeçare numri i përafërt i biletave do të jetë 261 në destinacione të ndryshme të botës. Kontrata konsiderohet e realizuar ne bazë te sasive te biletave dhe jo vlerës”, thuhet në dosjen e tenderi.

Po ashtu, MPB ka treguar edhe disa kritere strikte që duhet t’i përmbush kompania fituese. Madje, është kërkuar që kompania fituese të jetë në dispozicion 24 orë.

“Ofruesi i shërbimeve duhet të jetë në gjendje të sigurojë shërbimet e lartpërmendura, duke përfshirë ofrimin e aviobiletave gjatë orarit të punës (e hënë deri të premten 8:00-16:00) gjithashtu duhet të ofroj shërbime jashtë orëve normale të punës, si edhe gjatë fundjavave dhe festave. Ofruesi i shërbimeve duhet të jetë në gjendje për të garantuar Shërbime 365 ditë në vit, 7 ditë në javë dhe 24 orë në ditë”. /Demokracia.com/

Të ngjashme