Lajme
DOKUMENT| Tender në vlerë 40 mijë euro, letrat e bardha prej “ari” të Shpejtim Bulliqit
Demokracia
19:19 | 04 Gusht 2022

Share:

Komuna e Podujevës që drejtohet nga Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje, ka hapur një tender për furnizim me letër të bardhë. Për këto letra janë paraparë të shpenzohen afro 40 mijë euro.

Në Komunën e Podujevës, që drejtohet nga Shpejtim Bulliqi, duket se përdoret me të madhe letra e bardhë.

Për blerjen e këtij produkti, kjo komunë po shpenzon mijëra euro sikurse këto letra të jenë nga “ari”, shkruan Demokracia.com.

Në tenderin që ka shpallur kjo komunë është thënë se për furnizim me letër të bardhë janë parashikuar të shpenzohen 39 mijë e 548 euro.

Në tenderin e shpallur janë dhënë detaje se çfarë sasie e letrës do të blihet me këto para, derisa është treguar se shumica e këtyre letrave do të përdoren për kopje dhe printim.

“Letër për kopje bardhë e zi univerzale, multifunksionale, përdorim zyre ne baza ditore. Përshtatshëm për të gjitha printerë inkjet, laser dhe makina fotokopjuese. Madhësia A4 është përcaktuar nga ISO 216:1975: 210×297 mm; 80-90 gram/m2. 500 fletë në një ris. Letër e projektuar posaçërisht për t’i dhënë ngjyra të shkëlqyera në ngjyrë dixhital, lazer me ngjyra dhe kopjues me ngjyra. A4 madhësia përcaktohet nga ISO 216:1975: 210×297 mm; 160 gram/m2. 250 fletë në një ris”, thuhet në njoftimin e shpallur nga Komuna e Podujevës, përcjell Demokracia.com.

Kjo komunë ka treguar se afati i fundit për pranim të tenderëve për këtë shërbim do të jetë data 16.08.2022. /Demokracia.com/

Të ngjashme