Telekomi i Kosovës ka nënshkruar kontratë për shitjen e 89 veturave të vjetruara.
Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, Telekomi i Kosovës ka shitur gjithsej 89 automjete. Disa janë më të lira e disa më të shtrenjta, ndërsa në mesin e tyre janë edhe dy “Range Rover”, shkruan Demokracia.com.
Po ashtu, siç bëhet e ditur në kontratë të gjitha këto vetura janë shitur në vlerë prej 62 mijë e 502 euro.
Kontrata është ndare në 28 lote, ndërsa gjithsej 12 operator kanë përfituar nga kontrata me Telekomin.
Dy “Rang Rover” të blerë në vitin 2009, janë shitur secili me çmim prej 8 mijë euro. Po ashtu, 39 vetura të tipit “Renault, Megane karavan” janë shitur gjithsej 8 mijë euro. Ndërsa një “Iveco autocistern” është shitur me çmimin prej 6 mijë 666 euro.
16 vetura të tipit “Renault, Megane karavan”, “Caddy” 1.9, “Bora”, “Pegeout”, janë shitur me çmim prej 5 mijë e 409 euro. /Demokracia.com/