Lajme
DOKUMENT| Të gjelbër dhe vishnje, FSK-ja bëhet edhe me dy “kapuça” të rinj
Demokracia
12:13 | 18 Prill 2022

Share:

Uniformës kamuflazh të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës së shpejti do t’i shtohen edh dy “kapuça” të rinj.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka dekretuar bartjen e dy llojeve të beretave për ushtarët e FSK-së, shkruan Demokracia.com.

Osmani ka dekretuar propozimin e komandantit të FSK-së.

Më 9 mars, Osmani ka dekretuar bartjen e Beretës së Gjelbër në uniformën e FSK-së, shkruan Demokracia.com.

Kështu do të duket Bereta e Gjelbër:

Ndërsa, pak ditë më pas, më 22 mars presidentja e ka miratuar edhe bartjen e Beretës Vishnje.

“Miratohet dukja e Beretës Vishnje Maroon e Uniformës Kamuflazh të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Dukja e Beretës Vishnje Maroon e Uniformës Kamuflazh të FSK-së është sipas Shtojcës 1 të këtij dekreti.  Bartja e Beretës Vishnje Maroon e Uniformës Kamuflazh nga pjesëtarët e FSK-së bëhet në pajtim me aktin nënligjore të nxjerra nga Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhet në dekretin e Osmanit, raporton Demokracia.com.

Kështu do të duket Bereta Vishnje: 

Forca e Sigurisë sipas ligjit ka këto lloje të uniformave: Uniforma Kamuflazhe; Uniformat e punës (zyrës); Uniforma e Atasheve; Uniforma e kadetëve; Uniforma e pilotëve; Uniformat ceremoniale; Uniforma solemne; Uniforma e bendit muzikor; Uniforma e togut ceremonial; Uniforma e togut të nderit dhe Uniforma për ballo.

Çka është uniforma kamuflazh? 

Uniforma kamuflazh përbehen nga: jakne, këmisha, pantallonat, kapela me strehë, bereta dhe çizmet, shkruan Demokracia.com.

Dizajni dhe ngjyra e uniformës kamuflazh janë të përcaktuara në shtojcën një (1) të rregullores.

Me këtë uniformë, përveç kapelës me strehe përdorët edhe bereta: ngjyrë të gjelbër, të kuqe dhe të zezë, varësisht prej njësisë si pjesë përbërëse të uniformës kamuflazh.

Veshja e uniformës kamuflazh lejohet gjatë gjithë vitit. Komandanti përgjegjës mund ta urdhërojë bartjen e pajisjeve shtesë me uniformen kamuflazh, varësisht nga kushtet në terren dhe nga moti. /Demokracia.com/

Të ngjashme