Lajme
DOKUMENT| Sveçla i jep mbi 46 mijë euro për mirëmbajtje të veturave
Demokracia
18:53 | 10 Prill 2023

Share:

Veturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, që drejtohet nga Xhelal Sveçla, do të mirëmbahen dhe servisohen gjatë këtij viti, derisa tenderi në vlerë prej mbi 46 mijë eurosh u është dhënë dy kompanive.

Ministria e Sveçlës ka njoftuar se ka dhënë kontratë për “Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve të MPB-së”, e cila peshon 46 mijë e 442 euro, shkruan Demokracia.com.

Kjo kontratë është e ndarë në dy pjesë (lote).

 

Lotin 1 e ka fituar kompania “Mirsad Gashi B.I”, e cila do të bëjë servisimin dhe mirëmbajtjen e veturave të tipit Hyundai, Mercedes, KIA, Shkoda, Toyota dhe Mazda, 9 vetura të 3 llojeve.

“Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve te tipit Hyundai, Mercedes, KIA, Shkoda, Toyota dhe Mazda”, thuhet në dosjen e kontratës.

Për këtë tender kompania “Mirsad Gashi B.I” do të përfitojë 29 mijë e 793 euro.

Ndërsa, lotin 2 e ka fituar kompania “Sfishta Auto Home”, e cila do të bëjë servisimin dhe mirëmbajtjen e veturave të tipit Fiat, Opel dhe Nissan, 16 vetura të 7 llojeve.

“Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve te tipit Fiat, Opel dhe Nissan”, thuhet në kontratë.

Për mirëmbajtjen e këtyre veturave, kompania “Sfishta Auto Home”, do të përfitojë 16 mijë e 649.

Kompanitë do të bëjnë mirëmbajtjen dhe servisimin e automjeteve të MPB-së, përfshinë mirëmbajtjen e rregullt dhe ndërrimin e pjesëve, sipas nevojës për departamentet e MPB-së.

Kompanitë do të bëjnë mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave të MPB-së për 36 muaj. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme
Lajme • 30 Qershor 2024