Lajme
DOKUMENT| S’ka të ndalur Kadri Rahimaj, e punëson edhe ish-asamblistin e Vetëvendosjes
Demokracia
10:16 | 03 Qershor 2022

Share:

Kadri Rahimaj tashmë hapur po i bënë punësimet e aktivistëve të Vetëvendosjes në Komunën e Kamenicës.

Pothuajse çdo javë, Rahimaj po e punëson nga një anëtar të partisë së tij, shkruan Demokracia.com.

Në Komunën e Kamenicës është punësuar tani edhe ish-asamblisti i Vetëvendosjes, Blerim Hajdari.

Demokracia.com merr vesh se ai është punësuar për kohë të caktuar në pozitën: Zyrtar për Regjistrim të Bizneseve.

Në profilin e Hajdarit ka me dhjetëra fotografi që e lidhin atë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai është mbështetës i Kadri Rahimajt dhe këtë nuk e fsheh fare, duke shpërndarë çdo ditë aktivitetet e kryetarit të Kamenicës.

Hajdari ka postuar edhe fotografi të tjera në zyrën e kryetarit, raporton Demokracia.com.

 

Demokracia.com ka raportuar edhe më parë për punësimet partiake të Rahimajt.

DOKUMENT| Kadri Rahimaj vazhdon të abuzojë me pushtetin në Kamenicë, IT e punëson militantin e Vetëvendosjes me shkollë të mesme

 

DOKUMENT| Kadri Rahimaj e shndërron komunën në zyre partiake, rehaton edhe një aktivist të ri të LVV-së

Madje, atij i kishin penguar edhe raportimet e mediave për ndërtimin e çezmës me emër të babait të këshilltarit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

“Një çezmë pothuajse e njejt me atë tek gjimnazi është ndërtuar në mes të Parkut të Tiranës, hapsirë publike. Ama kur nuk ke ku mu kap, duhet me bo temë dicka. ?‍♂️”, kishte shkruar Hajdari.

Të ngjashme