Lajme
DOKUMENT| Sikur t’i kishte ardhur ministri gjerman për inspektim, Peci i liron punëtorët e ministrisë më herët nga puna dhe ua ndalon përdorimin e liftit
Demokracia
17:49 | 04 Tetor 2023

Share:

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, sot e ka pritur në vizitë homologun e tij gjerman, Cem Ozdemir.

Por, Peci në raport me punëtorët u sill sikur ministri Ozdemir t’i kishte ardhur për “inspektim”, duke i liruar punëtorët nga frika që ia bëjnë “llug” aty.

Demokracia.com ka siguruar një email ku zyra e sekretares, që ka rastisur të jetë tezake e presidentes Vjosa Osmani, i jep urdhër gjithë punëtorëve që ta lirojnë objektin e ministrisë në orën 14:45, pasi aty do të vinte ministri gjerman, Cem Ozdemir.

Po ashtu, punëtorëve u kanë kërkuar të mos e përdorin as liftin.

Ministri Peci duket se nuk është mësuar me vizita të homologëve të tij dhe kjo ka qenë një prej vizitave më të rëndësishme që ka pasur./Demokracia.com/

 

Të ngjashme