Agjencia Qendrore e Prokurimit ka njoftuar se ka dhënë kontratë për vetura me qira, të cilat do u shërbejnë institucioneve shtetërore.
Kjo agjenci ka dhënë kontratë për të marrë me qira 292 vetura për një periudhë dymujore, vlera e të cilave kap shumën mbi 164 mijë euro.
Megjithatë, siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, kjo agjenci ka dhënë kontratë 10 mijë e 360 euro më shumë se vlera e parashikuar e kontratës.
Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 154 mijë euro, ndërsa tenderi i është dhënë kompanisë në shumën prej 164 mijë e 360 mijë euro, shkruan Demokracia.com.
Tenderin e ka fituar kompania “Auto Mita”, e cila do të përfitojë plot 164 mijë e 360 euro.
Me qira do të mirren 119 vetura të tipit “Dacia Sandero” dhe 173 të tipi “Renault Megan”.
Siç bëhet e ditur në dosjen e tenderi, veturat janë në shërbim të dhjetëra institucionesh të nivelit qendror dhe lokal siç janë ministritë, agjencitë, kuvendet komunale, prokuroritë etj. /Demokracia.com/