Lajme
DOKUMENT| Shqiprim Arifi zëvendëson djalin e axhës së ministrit kosovar me njeriun e Vuçiqit
Demokracia
22:52 | 06 Maj 2022

Share:

Kryetari i ri i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka zëvendësuar Shpat Aliun si zëvendëskryetar i Kuvendit Komunal me drejtuesin e SNS-së së Aleksandër Vuçiqit, Branko Trajkoviq.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur aktivisti Valon Arifi, i cili ka publikuar edhe dokumente lidhur me këtë, përcjell Demokracia.com.

Ai po ashtu ka konfirmuar se Shpat Aliu është djali i axhës së Liburn Aliut, ministrit të Infrastrukturës së Kosovës.

Postimi i plotë i Valon Arifit:

Shqiprim Arifi e Sami Salihu zëvendsojn Shpat Aliun,ish ushtarin e UCPMBs njëherit djalin e axhës Liburn Aliut nga pozita e zv.kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës me drejtuesin e Partise Perparimtare Serbe (SNS)  të Aleksander Vuqiq,Branko Trajkovic.

Me Shpat’in sa herë rrijm nuk pajtohemi per shumëcka derisa me Brankin nuk pajtohem per asgjë.

–  Nuk e kisha ndrru asnjeher,jo per shkak kombesis qe kanë si njëri si tjetri,por per shkak politikes qe ndjekin :). /Demokracia.com/

 

Të ngjashme