Lajme
DOKUMENT | Shëndetësia në kolaps, Arben Vitia shpenzon 90 mijë euro në kafe e çaj
Demokracia
18:15 | 18 Prill 2024

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë një tender për shërbime të bufesë, me anë të të cilit ka blerë kryesisht pije të llojeve të ndryshme, kafe e çaj. Vlera e krejt këtij tenderi kap shumën e 90 mijë eurove.

Arben Vitia ka vite që e drejton shëndetësinë e Kosovës. Puna që ka bërë si ministër, deri më tani nuk vërehet aspak. Madje, gjendja në shëndetësi veç sa është përkeqësuar edhe më shumë.

Por, ky fakt duket se nuk i bënë shumë përshtypje Vitisë, pasi ministria që ai drejton ka vendosur t’i shpenzojë 90 mijë euro në pije, shkruan Demokracia.com.

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë një tender për shërbime të bufesë, me anë të të cilit ka blerë kryesisht pije të llojeve të ndryshme, kafe e çaj.

“Përshkrim i shkurtër i lëndës së kontratës: Shërbimet e Bufesë në MSh. Vlera e parashikuar e kontratës: 90,000.00 euro. Data e hapjes së tenderëve: 16.01.2024. Data e nënshkrimit të kontratës: 17.04.2024. Numri i tenderëve të pranuar: 4. Kompania fituese “Shqiponja BFB”, thuhet në njoftimin e shpallur në KRPP.

Në dosjen e tenderit është treguar me detaje se çfarë produkte do të blihen dhe në çfarë sasie.

Do të blihen tri lloje të kafes dhe disa çaje të ndryshme me filtër.

“Kafe makiato e vogël, copë 15,000. Kafe Express, copë 35,000. Kafe makiato e madhe, copë 25,000. Çaj të ndryshëm në filtër, copë 6,500”.

Po ashtu edhe pijet e gazuara dhe lëngjet do të jenë në disa lloje.

“Pije në kënaqe 0.33 I (coca – cola, fanta, sprite, biter lemon, tonik, schweps, etj.), copë 22,000. Lëngje  Frutash, paketim qelqi 250 ml (pjeshkë, mollë, portokall, dredhëz, dardhë, ananas, vishnje, etj), copë 20,000”.

Edhe uji e ka zënë një vend të veçantë në listën e porosive.

“Ujë të gazuar 0.5 litër, copë 11,000. Ujë të pagazuar 0.5 litër, copë 35,000. Ujë të gazuar me paketim  qelqi 0.25 l, copë 9,000. Ujë të pagazuar me paketim qelqi 0.25 l, copë 15,000”. /Demokracia.com/

Të ngjashme