Lajme
DOKUMENT| Shefi i kabinetit të Donika Gërvallës shpenzoi rreth 3 mijë dollarë gjatë vizitës në SHBA, 1 mijë më shumë se ministrja
Demokracia
17:38 | 30 Shtator 2022

Share:

Sharr Jakupi, shefi i kabinetit të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shpenzuar më shumë se vet Donika Gërvalla. 

Gjatë një vizite në Nju Jork ata kanë fjetur në Hotelin “The Lexington”.

Jakupi ka shpenzuar më shumë se 1 mijë dollarë më tepër se ministrja Gërvalla ndonëse dhoma e tij kishte kushtuar për çdo natë nga 10 dollarë më pak se ministrja.

Ai kishte shkuar në SHBA tri ditë para ministres Gërvalla dhe kishte qëndruar një ditë më shumë, shkruan Demokracia.com.

Demokracia.com ka siguruar faturat e qëndrimit të tyre disa ditor në SHBA.

Jakupi ka qëndruar në “The Lexinton” nga data 15 shtator 2021 deri më 26 shtator 2021.

Ai gjatë kësaj kohe ka shpenzuar 2 mijë e 818 dollarë.

 

 

Të ngjashme