Lajme
Dokument: Sekretari i ministrisë së Çekut me urdhra të paligjshëm dhe presion ndaj stafit civil
Demokracia
16:07 | 08 Janar 2024

Share:

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Xheladin Krasniqin, që ministri Hajrulla Çeku përveç emrimit të jashtëligjshëm, po vazhdon ta mbajë jashtëligjshëm në këtë pozitë, nuk po i ndalë shkeljet e ligjit. Nacionale ka siguruar kërkesat e joligjore të tij drejtuar punëtorëve të MKRS-së.

Sekretari i MRKS-së, Xheladin Krasniqi po vazhdon me shkeljet ligjore ngjashëm qysh edhe po qëndron në këtë pozitë.

Për emërimin e tij të jashtëligjshëm në pozitën e sekretarit të MKRS-së, Nacionale kishte raportuar në vazhdimësi.

Por përveç këtyre shkeljeve, Krasniqi i MKRS-së nuk po ndalet me kërkesa të jashtëligjshme ndaj drejtorëve të kësaj ministrie.

Nacionale ka siguruar e-mailin që Krasniqi u ka dërguar drejtorëve të ministrisë.

Në këtë e-mail të datës 8 nëntor, sekretari i jashtëligjshëm ka kërkuar që asnjë nga punëtorët të mos marrin pushime vjetore deri më 31 dhjetor 2023 dhe të anulohen të gjitha pushimet që ishin përcaktuar më parë.

Ju lus, NUK ka pushime vjetore deri më 31 dhjetor në të kundërtën do të veprojë konfrom legjislacionit në fuqi ndaj secilit” – thuhej në kërkesën e Krasniqit, të cilën e arsyetonte duke përmendur përfundimin e punëve dhe realizimin e planeve për vitin 2023.

Pasi kishte pasur reagime dhe dhënie të pushimeve, Krasniqi nuk ishte tërhequr nga kërkesa e tij, por kishte premtuar se nëse nuk respektohet, do të merret masa ndaj “secilit veç e veç”.

Ju lus, NUK ka pushime vjetore deri me 31 dhejtor (duke kuptuar atë që u tha më lart për të gjitha departamentet “nëse nuk i keni përmbushur objektivat” dhe), në të kundërtën do të veproj konfrom legjislaconit në fuqi ndaj secilit (Jo ndaj të gjithëve por ndaj “secilit veç e veç” duke kuptuar drejtorët, udhëheqësit e divizioneve që aprovojnë pushime ndaj zyrtarëve dhe zyrtarin/et të cilët nuk reflektojne në atë që u tha më lartë)

E përsërisë: Do të qëndroj mbrapa kësaj që kam thënë, dhe atë që kam thënë është dashur ta kuptoni mirë dhe drejtë”. – thuhet ndër të tjera në e-mailin që Krasniqi u ka dërguar drejtorëve të MKRS-së.

Por për një zyrtar të MKRS-së, por edhe sipas Ligjit të Punës, kjo kërkesë ishte bërë në kundërshtim të ligjit.

Zyrtari i MKRS-së, ishte ankuar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovë e në Zyrën e Kryeministrit.

Në e-mailin që ka siguruar Nacionale me titull “Reagim kundër ndalimit të shfrytëzimit të pushitmit vjetor nga zv.Sekretari i Përgjithshëm i MKRS-së” – thuhej se janë të zemëruar e shqetësuar me vendimin e Krasniqit.

Kërkesa është cilësuar si vendim skandaloz, i padrejtë e joligjor.

Në këtë ankesë përmendet edhe Ligji i Punës në të cilin thuhet se “të punësuarit nuk mund t’i mohohet e drejta në shfrytëzimin e pushimit vjetor” – por kjo gjë nuk i ka bërë përshtypje Krasniqit.

Të nderuar kolegë, nuk mendoj se ne duhet të legjitimojmë në heshtje një vendim skandaloz, të padrejtë dhe joligjor nga një zyrtarë i lartë që kaq brutalisht duke keqpërdorur detyrën e tij zyrtare ndërmerr masa ndaj zyrtarëve/kolegëve të MKRS-së” – thuhet ndër të tjera në reagimin e zyrtarit të MRKS-së, duke shtuar se kjo ankesë mund të ketë edhe pasoja për të.

Zyrtarë të MKRS-së në kushte anonimiteti i kanë thënë gjithashtu Nacionales se nga sekretari nuk mungojnë as urdhrat e paligjshme verbale duke u bërë edhe presion, për çka ata kanë paralajmëruar se do t’i drejtohen organeve kompetente.

Pavarësisht kësaj, ministri Çeku vazhdon ta mbajë këtë sekretar, ku për ta emëruar në këtë pozitë e ka shkelur edhe ligjin.

Të ngjashme