Lajme
DOKUMENT| S’e ndal luksin, Ministria e Donika Gërvallës ndan rreth 6 mijë euro për telefona të modelit të ri dhe smart TV
Demokracia
11:38 | 20 Mars 2023

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e udhëhequr nga Donika Gërvalla, ka luksin për të shpenzuar 5 mijë e 760 euro, para të taksapaguesve kosovarë për blerjen e telefonave celular dhe  smart TV.

Zyra e prokurimit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të hënën ka bërë njoftim për kontratë për “Furnizim me Smart TV dhe telefona celular ”, shkruan Demokracia.com.

Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, ministria e udhëhequr nga Donika Gërvalla ka paraparë blerjen e 4 telefonave celular dhe 3 smart TV.

 

Sipas njoftimit, për këtë qëllim, MPJD ka parashikuar të nënshkruaj kontratë deri në 5 mijë e 760 euro dhe për këtë aktivitet të prokurimit ministria përdori procedurën e koutimit të çmimit me kriter të dhënies së kontratës me çmimin më të ulët.

Ministria ka paraqitur edhe specifikacionet për blerjen e smart TV dhe telefonave.

MPJD po kërkon 3 smart TV me rezolucion 4K Ultr HD (3840*2160).

Ndërsa për telefona, MPJD ka kërkuar blerjen e modeleve të reja të Samsung me 64 GB dhe 128 GB, ngjyrë të zezë.

Afati i fundit për dorëzimin e tenderëve është deri me datë 27.03.2023, ora 13:30:00. /Demokracia.com/

Të ngjashme