Lajme
DOKUMENT| Rrezikohen punëtorët e Kuvendit, dështon tenderi për pastrimin dhe dezinfektimin e ujit
Demokracia
17:34 | 01 Qershor 2022

Share:

Punëtorët e Kuvendit të Kosovës rrezikojnë të helmohen nga uji që po e konsumojnë. Pastrimi i rezervarëve të ujit, nuk do të ndodh edhe për një kohë, pasi tenderi për këtë punë ka dështuar. Kompanitë konkurruese janë shpallur të papërgjegjshme.

Uji që po e pinë punëtorët e Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë edhe deputetët, mund të jetë i rrezikshëm dhe i papastër.

Pastrimi dhe dezinfektimi i rezervarëve të ujit që gjenden në Kuvend nuk do të bëhet tani, siç ishe planifikuar, pasi tenderi për këtë ka dështuar, shkruan Demokracia.com.

Kuvendi ka vendosur që kompanitë konkurruese t’i shpallë të papërgjegjshme.

Kompanitë konkurruese janë “Svarça” dhe “Krexo”.

Për këtë tender, këto dy kompani kanë ofruar çmime të ndryshme, njëra më 1 mijë e 850 euro dhe tjetra me 1 mijë e 900 euro.

Në njoftimin që është shpallur në KRPP për anulimin e këtij tenderi është thënë se asnjë ofertë nuk ka qenë e përgjegjshme.

“Asnjë ofertë e përgjegjshme. Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit. Data e vendimit mbi anulimin e procedurës është 23.05.2022”, thuhet në këtë njoftim, përcjell Demokracia.com.

Në dosjen e tenderit janë treguar në detaje se çfarë lloje te rezervarëve janë ata që duhet te pastrohen dhe cili është kapaciteti i tyre.

“Rezervuari i ujit nga materiali PVC me kapacitet 5000 litërsh i vendosur/montuar në garazhe të ndërtesës së Kuvendit, copë 2. Rezervuari i ujit nga materiali PVC me kapacitet 1500 litërsh i vendosur në bazamentin e ndërtesës në krahun jugor (ANEX), copë 2”, thuhet në njoftim. /Demokracia.com/

Të ngjashme