Lajme
DOKUMENT| Rozeta Hajdari emëron U.D të sekretarit Arbër Gegajn, e shkarkon Irfan Lipovicën
Demokracia
11:31 | 10 Maj 2022

Share:

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, sërish ka vendosur ta drejtojë ministrinë me Ushtrues Detyre të Sekretarit.

Ajo ka emëruar Arbër Gegaj U.D. të sekretarit, pasi Irfan Lipovicën e ka liruar nga detyra.

Demokracia.com ka arritur të sigurojë vendimin e ministres Rozeta Hajdarit.

Në vendim thuhet se “Z. Arbër Gegaj emërohet zëvendësues i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”.

Po ashtu thuhet se “Ky vendim vlen deri në marrjen e një vendimi tjetër. Ky vendim hynë në fuqi ditën e nënshkrimit”.

Që nga marrja e mandatit të Qeverisë Kurti 2, MINT drejtohet nga U.D., sekretar, pasi ende Hajdari nuk ka shpallur konkurës për këtë pozitë.

Po ashtu, të gjitha agjencionet në këtë ministri janë më U.D./Demorkacia.com/

Të ngjashme