Lajme
DOKUMENT | Raporti i Komunës së Prishtinës: Rriten shpenzimet e telefonit, paratë e investimeve kapitale tepruan rreth 50 milionë euro
Demokracia
12:37 | 20 Shkurt 2024

Share:

Komuna e Prishtinës para pak ditëve e ka hartuar Raportin Financiar Buxhetor për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2023. Raporti i përgatitur nga stafi përgjegjës i Kryetarit të Komunës mbulon vitin fiskal 2023 dhe paraqet informatën e përcaktuar, që ka të bëjë me arkëtimin, shpenzimet dhe të dhënat mbi investimet dhe detyrimet. Demokracia.com sjell detaje për ngecjet dhe përparësitë që kishte Komuna e Prishtinës.

Një shifër shumë e frikshme për mosrealizimin e investimeve kapitale ka dalë nga raporti final i Komunës së Prishtinës.

Bazuar në buxhetin e vitit të kaluar, bashkë më bartjen e vitit 2022, komuna ka pasur në dispozicion fiks 86,501,199.66 euro, ndërsa janë shpenzuar fiks 37,524,475.95 euro ose 43.38% e planifikimit. Pra, siç shihet, Komuna e Prishtinës ka pasur një tepricë të mjeteve për investimet kapitale në një vlerë prej 49 milionë euro. Kjo shumë do t’i bashkëngjitet buxhetit të vitit 2024 për investimet kapitale dhe që të ndodhë kjo duhet të votohet në Kuvendin Komunal më shumicë të thjeshtë të votave.

Buxheti për të gjitha kategoritë ekonomike për vitin 2023, së bashku me bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake nga viti i kaluar në vitin 2023 ka qenë në vlerë prej 164,356,925.92 euro. Nga këto mjete për vitin 2023 janë shpenzuar 114,201,812.45 euro, prej të cilave:

Për paga janë shpenzuar 39,577,726.26 euro ose 100.00 %,

Për mallra dhe shërbime janë shpenzuar 29,346,577.24 euro ose 97.64 %,

Për shpenzime komunale janë shpenzuar 2,607,669.12 euro ose 92.37%,

Për subvencione janë shpenzuar 5,145,363.88 euro ose 95.28 %,

Për shpenzime kapitale janë shpenzuar 37,524,475.95 euro ose 43.38 %.

Megjithëkëtë, shihet se krahasuar me vitin e kaluar, shpenzimet janë në rritje për 30.71 %.

Shpenzimet komunale për vitin 2023 dhe krahasimi me vitet paraprake: Rritet rryma e telefoni

Raporti përmban edhe shpenzimet oepracionale komunale dhe e ka krahasimin me vitin e kaluar. Aty shihte se pagesat janë rritur në krahasim më vitin e kulur. P.sh. pagesat për rrymë janë rritur dukshëm, shkruan Demokracia.com.

Në vitin 2022 kanë qenë në vlerë prej 1,224,720.94 eurove, ndërsa në vitin 2023 kanë arritur në vlerën prej 1,463,553.71. Po ashtu janë rritur dukshëm edhe shpenzimet e telefonit. Në vitin 2021 kanë qenë 74,208.39 euro, në 2022 kanë qenë 83,581.92 euro, ndërsa në vitin e kaluar kanë arritur në vlerë prej 112,681.16 euro.

Komuna e Prishtinës ka arkëtuar gjithsej 34,725,634.09 euro të hyra vetanake për vitin 2023 apo 1.64% të të hyrave të planifikuara për këtë vit. Në krahasim me vitin 2022, niveli i arkëtimit të të hyrave vetanake për vitin 2023 është më i lartë për 9.91%.

“Kryetari i Komunës vlerëson se realizimi i të hyrave vetanake në vitin 2023 është realizim i mirë dhe tejkalon realizimin paraprak të vitit 2022, andaj pritet që në vitin 2024 të ketë tejkalim të planifikimit të të të hyrave vetanake për Komunën e Prishtinës. Po ashtu, edhe realizimi i shpenzimeve, përveç kategorisë së investimeve kapitale, që për arsye tanimë të njohura në gjithë vendin tonë, atë të ngritjes së çmimeve në treg, nuk kemi arritur të bëjmë realizimin e planifikimit nga kjo kategori. Kategoritë tjera ekonimike janë realizuar sipas planifikimit”, thuhet në deklaratën e kryetarit Përparim Rama që është pasqyruar në raport. /Demokracia.com/

Të ngjashme