Lajme
DOKUMENT| Qeveria u hakmerret sindikatave, nuk ua pagoi anëtarësinë e punëtorëve për muajin shtator
Demokracia
15:12 | 01 Tetor 2022

Share:

Qeveria e Kosovës i ka ekzekutuar pagat e muajit shtator. Këtë muaj nuk është paguar anëtarësia në sindikata, por punëtorëve u kanë dalë disa euro më shumë nëpër konto.

Për muajin shtator, punëtorëve komunalë nuk u është paguar anëtarësia e sindikatës dhe pagat u kanë dalë me 0.5 për qind më shumë.

Sipas sindikalistëve, Qeveria Kurti po e bën këtë që atyre t’iu zvogëlohet anëtarësia.

“Qeveria ka vendosur që punëtorët të cilët duan të anëtarësohen në sindikata duhet të bëjnë këtë përmes aplikimit online dhe të regjistrohen si anëtarë të sindikatës aty”, ka treguar një sindikalist për Demokracia.com.

Sipas tij, përqindja e anëtarësisë së sindikatës nga paga e punëtorëve është 0.5% dhe kjo nuk u është paguar fare për muajin e kaluar.

“Pagat u kanë dalë vetëm punëtorëve komunalë. Në këtë muaj, anëtarësinë që punëtori ia paguan sindikatës e kanë bërë zero dhe me ato vlera i kanë rritur pagat neto të punëtorëve”, ka treguar ai.

Ndërsa, për mësimdhënësit nuk janë ekzekutuar ende as pagat e shtatorit, por Demokracia.com ka mësuar se pagat e mësimdhënësve do të dalin të hënën apo më së largu deri më 5 tetor.

BSPK është në grevë që nga 25 gushti, ndërsa sot është njoftuar se është pezulluar greva deri në janar të vitit 2023./Demokracia.com/

Të ngjashme