Lajme
DOKUMENT | Qeveria në orët e vona merr dy vendime për pronat në veri, ku serbët protestuan dje dhe sot
Demokracia
21:55 | 02 Shkurt 2023

Share:

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një tjetër mbledhje në formë elektronike. Në këtë mbledhjen, Qeveria miratoi dy vendime.

Vendimi i parë  është me të cilin Autorizohet Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për kryerjen e punëve përgatitore për përcaktimin e përshtatshmërisë potenciale të një ose më shumë parcelave të pronës së paluajtshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq.

Kurse, vendimi i dytë ka të bëjë me shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’, Zonat Kadastrale: Bistricë e Shalës, Bregu i Madh, Dren, Leshak dhe Koshtovë, Komuna Leposaviq dhe Zonat Kadastrale: Bërnjak, Zubin Potok, Banjë dhe Jasenovik i Epërm, Komuna Zubin Potok.

Demokracia.com ka siguruar dy vendimet që Qeveria i ka marrë në mbledhjen e sontme.

Qeveria e Kosovës  edhe ditë më parë kishte marrë vendim për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, në zonat kadastrale Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq.

Mirëpo, sipas vendimit për realizimin e kësaj është e nevojshme që të iniciohen dhe kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar.

Ndërkohë,  gjatë shpronësimit të tokave në fshatin Dren, disa qytetarë të komunitetit serbë kanë dal për të shprehur pakënaqësitë e tyre, duke protestuar.

Aty është paraparë të ndërtohet një stacion kufitar policor, por sipas informatave disa qytetarë të komunitetit serbë të enjten kanë bllokuar punimet atje.

Ndryshe, më 16 janar 2023, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ishte miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq.

Sipas vendimit, për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik” është e nevojshme që të iniciohen dhe kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar

Serbët tentojnë bllokimin e punimeve për ndërtimin e bazës së Policisë së Kosovës në Leposaviq

Të ngjashme