Lajme
DOKUMENT| Qeveria miraton aktet nënligjore të Ligjit të Pagave që u kërkuan me urgjencë të paligjshme nga Zyra e Kurtit
Demokracia
08:00 | 04 Shkurt 2023

Share:

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës mbrëmë e cila është udhëhequr nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Demokracia.com ka siguruar vendimet të cilat janë marrë gjatë mbledhjes së Qeverisë, të cilat janë disa projekt-aktet nënligjore që derivojnë nga Ligji për Pagat në Sektorin Publik.

Dje, Demokracia.com ka raportuar se Zyra ligjore e Kurtit dje me urgjencë kishte kërkuar nga drejtorët e ministrive që lidhur me pikat e rendit të ditës t’i dërgojnë projekt-aktet nënligjore që burojnë nga Ligji i Pagave në Sektorin Publik.

DOKUMENT| Urgjenca e paligjshme e zyrës së Kurtit, pa procedurë duan t’i kalojnë aktet nënligjore të Ligjit të Pagave

Këto janë vendimet që i ka marrë Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme:

Aprovohet Rregullorja për Shtesën për Licencë të Avancuar për Nëpunësin e Arsimit Parauniversitar.

Aprovohet Rregullorja për Shtesën e Nëpunësit të Sistemit Shëndetësor.

Aprovohet Rregullorja për Shtesën Funksionale për Krijuesin dhe Përforcuesin e Artit dhe të Kulturës.

Aprovohet Rregullorja për Kompensimin e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës që Ushtrojnë Detyrën Jashtë Vendit.

Aprovohet Rregullorja për Pagën Bazë dhe Përvojën në Punë për të Punësuarit në Sektorin Publik.

Aprovohet Rregullorja për Kompensimin për Udhëtime Zyrtare dhe Shpenzimet e Përfaqësimit.

Aprovohet Rregullorja për Kompensimin për Kujdestari, Punën gjatë Natës, dhe Punën Jashtë Orarit të Punës.

Aprovohet Rregullorja për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik.

Aprovohet Rregullorja për Shtesën Funksionale.

Aprovohet Rregullorja për Kompensimin për Funksionin Shtesë.

Aprovohet Rregullorja për Ekspertët.

Kujtojmë se më 1 shkurt, Qeveria e Kosovë ka publikuar koeficientin 105 për pagat e punëtorëve në Sektorin Publik. Ky koeficient është kritikuar nga opozita, shoqëria civile dhe sindikatat./Demokracia.com/

Të ngjashme