Lajme
DOKUMENT: Qeveria i lë krejt punët për fundvit, mbledhja e nesërme me 39 pika në rend të ditës
Demokracia
21:33 | 26 Dhjetor 2023

Share:

Qeveria e Kosovës nesër do të mbajë një mbledhje me shumë pika të rendit të ditës.

Duket se Qeveria e Albin Kurtit i ka lënë punët për fundvit, meqë në rendin e ditës që e ka siguruar Demokracia.com, figurojnë 39 pika të rendit të ditës.

Qeveria Kurti nesër do të bëjë shqyrtimin e Projektligjit për Statusin, Qëndrimin e Përkohshëm dhe Kalimin Transit të Forcave të Huaja të Armatosura në Territorin e Republikës së Kosovës. 

Po ashtu, në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i kërkesës për pagesën e 12 specializantëve me vetëfinancim nga Lugina e Preshevës, prej datës 1 nëntor 2023 deri më 31 dhjetor 2023. 

Qeveria do bëjë edhe shqyrtimin e Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministres së Drejtësisë, për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë.

Vendi që i dha shtetësi me procedurë të përshpejtuar Martin Berishajt, Dejona Mihalit, Adi Krastës do të bëjë shqyrtimin edhe të Projektligjit për Shtetësinë.

Të gjitha pikat që do të shqyrtohen i gjeni në këtë dokument:

Po ashtu në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Planit Kombëtar për Zhvillim 2024-2026. /Demokracia.com/

Të ngjashme