Lajme
DOKUMENT| Qeveria i bën gati edhe mbi 5 milionë euro për krizën energjetike, i ndan në mbledhjen e radhës
Demokracia
19:39 | 12 Janar 2023

Share:

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës pritet t’i ndajë mbi 5 milionë euro për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, shkruan Demokracia.com.

Pesë milionë nga kjo shumë do të shkojnë për mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.

Ndërsa, 25 mijë euro do të ndahen në mbështetje të likuiditetit familjarë për të gjithë punonjësit në ndërmarrjet publike që marrin pagë primare deri në një mijë euro e që kualifikohen për përfitim. Ata do të mbështeten me shumën e njëhershme prej 100 euro në mënyrë retroaktive nga muaji shtator i vitit 2022.

Ndarja e këtyre mjeteve do të bëhet me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, që udhëhiqet nga Hekuran Murati.

Demokracia.com ka siguruar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për ndarjen e kësaj shume të parave.

“Ju lutem për mbledhjen e radhës së Qeverisë së Republikës së Kosovës të propozoni për rend dite pikën si vijon: Aprovohet kërkesa e Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve për ndarje të mjeteve për zbatimin e pikave të vendimit Nr.31.99 të datës 30.09.2022 i plotësuar dhe ndryshuar me vendimin Nr.10/102 I datës 26.10.2022, lidhur me masat shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.”, thuhet në propozimin që ia ka dërguar Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Sekretarit të Qeverisë.

Të ngjashme