Lajme
DOKUMENT| Pushteti majtist rriti shpenzimet për rreth 7 milionë euro për blerjen e veturave
Demokracia
16:04 | 04 Tetor 2023

Share:

Pushteti majtist, i cili udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, ka vendosur që për disa miliona euro të rrisë pasurinë e aseteve publike. 6.9 milionë euro janë planifikuar që këto ditë të shkojnë në blerjen e veturave zyrtare. Tashmë një pjesë e parave janë shpenzuar, shkruan Demokracia.com.

Agjencia Qendrore e Prokurimit, e cila është nën menaxhimin e Ministrisë së Financave, tashmë ka lidhur dy kontrata që kapin shifren mbi 2.5 milionë euro për blerjen e veturave zyrtare.

“Furnizim me vetura për institucionet e Republikës së Kosovës”. Kështu quhet tenderi që është hapur në qershor, në vlerë prej 6,900,000.00 eurosh.

Veturat janë dedikuar për afro 30 institucione dhe është kërkuar që të ofertohet për 15 modele. Kaq kontrata edhe do t’i lidhë AQP-ja.

Para pak ditëve, një kontratë e parë është lidhur më “PORSCHE KOSOVA SH.P.K”, për blerjen e modelit të 13-të veturave, e cila kap vlerën prej 1,589,750.00 eurosh.

Për modelin e dhjetë, dje është lidhur një kontratë me “KOSOVA MOTORS J.S.C. SH.A”, vlera e të cilës është 1,140,180.00 euro.

Ndërsa, për arsye të kërkesave për rishqyrtim, mbesin të pezulluara brenda afateve kohore ligjore Lot 1; Lot 2; Lot 3; Lot 4; Lot 5; Lot 6. Ndërsa, Lot 7; Lot 8; Lot 11; Lot 12; Lot 14 dhe Lot 15 janë anuluar.

Gjashtë kompani kanë ofertuar në të gjitha pjesët.

Afati i liferimit të veturave është 100 ditë nga data e porosisë. Veturat duhet të jenë të reja dhe për aplikim ofertuesit duhet të ofrojnë vetura të vitit 2023, ndërsa gjatë vitit 2024 veturat mund të jenë prodhim i vitit 2023 ose 2024, por gjithsesi duhet të jenë të reja. Në rast të ndërrimit të dimensioneve nga prodhuesi, ato do të pranohen me dimensionet e reja, mirëpo modeli duhet të jetë i njëjti. Ndërsa, në rast se gjatë kohëzgjatjes së kontratës ka ndryshim në fuqinë dhe kapacitetin e motorit do të pranohen veturat me specifikat e reja të ofruara nga prodhuesi,

Plus 250 mijë euro me negocim për vetura me qera për vetëm dy muaj

Sot AQP-ja ka nënshkruar dy kontrata për marrjen e veturave me qera për disa institucione të nivelit lokal dhe qendror. Çuditërisht, kontratat do të kenë validitet vetëm dy muaj. Gjasat janë që ato do të lidhen përsëri më kompanitë e njëjta.

Për lot 1, kontrata është nënshkruar më kompaninë Auto Mita në një shumë prej 197,880.00 euro dhe për lot 2 më kompaninë Mercom Company SH.P.K. në një shumë prej 65,952.00 eurove. Për lot 1 janë 360 vetura, ndërsa lot 2 janë rreth 70 vetura. /Demokracia.com/

Të ngjashme