Lajme
DOKUMENT | Pula e mish viçi për nder të heronjve, kryetari i Kamenicës i qerasë dhjetra bashkëqytetarë pasi ecën në mal
Demokracia
15:49 | 16 Shkurt 2024

Share:

Kryetari i qytezës së vogël të Kamenicës, Kadri Rahimaj, e ka hapur zemrën e bashkë më të edhe kuletën e komunës, që të qerasë bashkëqytetarë të tij në një aktivitet që u mbajt në muajin e kaluar, shkruan Demokracia.com.

Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” është mbajtur ecja tradicionale për nder të heronjve Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Shtigjet e mbuluara me borë nuk i penguan shumë të rinj e të reja që t’i bashkohen kësaj ecje për të nderuar heronjtë”, u tha në një komunikatë për media të Komunës së Kamenicës. Më pas të gjithë shtegtarët u ftuan në restorant që të hanë një drekë nga kjo komunë.

Siç ka parë Demokracia.com, dreka i kushtoi buxhetit të komunës 560 euro. Për të drekuar u zgjodh pastiqeria “Tradita”.

Vetëm një ditë më herët, kryetari majtist i Vetëvendosjes, kishte qerasë qytetarët që ishin mbledh në manifestimin për nder të “Flakës së janarit” për koktej, po te i njëjti restorant “Tradita”. Veçse tash shpenzimet ishin më të vogla, fiks në vlerë prej 141.60 eurosh.

Me ose paushall, fatura krejt e njëjtë prej 141.60 euro i shkoi kryetarit të komunës për kompensim edhe në koktejn e datës 22 janar, ku kishte qerasur disa të pranishëm me rastin e zgjedhjes së sportistit të vitit për ndër të “Flakës së janarit”. /Demokracia.com/

Të ngjashme