Lajme
DOKUMENT| “Prishtina Parking” jep 198 mijë euro për 10 vetura me qira
Demokracia
12:14 | 20 Korrik 2023

Share:

Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking”, ka dhënë kontratë për marrjen e disa veturave me qira për nevoja të ndërmarrjes. 

Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, “Prishtina Parking” ka dhënë kontratë për të marrë 10 vetura me qira për periudhën 36-mujore.

Kjo ndërmarrje do të marrë në shfrytëzim 10 vetura “Pick up”, vlera e të cilave arrin shumën 198 mijë euro, shkruan Demokracia.com.

Në dosjen e kontratës bëhet e ditur se është shumë e nevojshme pajisja me vetura “për t’iu shërbyer qytetarëve në mënyrë efikase dhe korrekte”.

Tenderin për furnizim me vetura e ka fituar kompania “Landways Kosovo”.

Siç bëhet e ditur në dosjen e kontratës, veturat duhet të jenë të reja me kilometra 00 dhe duhet të jenë me vit të prodhimit jo më të vjetër se 2022-ta.

Po ashtu, janë bërë të ditura edhe përgjegjësitë e kontraktuesit.

“Kontraktuesi do të bëj kontrollimin teknik, Sigurimin duke përfshirë edhe KASKO brenda territorit te RK. Regjistrimin dhe vendosjen e tabelave. Servisimin e rregullt apo sipas nevojave. Furnizimin dhe Ndërrimin e gomave verore dhe dimërore ne përputhje me legjislacionin ne fuqi te R. se Kosovës.. Mirëmbajtën, riparimin dhe çdo shpenzim tjetër gjatë periudhës së kontratës. Rregullimi i dëmtimeve te jashtme dhe atyre te brendshme. Në rast të defektit te automjetit, kontraktuesi obligohet te aftësoj apo zëvendësoj automjetin jo me larg se dy ditë punë. Në rast se automjeti është i dëmtuar dhe nuk mund te aftësohet për komunikacion atëherë zëvendësohet prej kontraktuesit me automjet tjetër të tipit të njëjtë dhe jo më të vjetër se viti i veturës së dëmtuar. Kontraktuesi mund të vendos gomë rezerve me pajisjet përcjellëse dhe në rast te dëmtimit te gomës shoferi i veturës e ndërron gomën dhe e dërgon veturën sa me parë tek kontraktuesi për zëvendësimin e gomës. Gjatë kohëzgjatjes së kontratës kontraktuesi do të ofrojë automjetet në shfrytëzim pa asnjë kufizim për kilometra të kaluara gjatë tërë periudhës së përmendur, pra kilometra te pa kufizuara gjatë periudhës se qiramarrjes”, thuhet në dosje. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 04 Maj 2024