Lajme
DOKUMENT| Posta e Kosovës kërkon karrige me ngritje-ulje, jep rreth 8 mijë euro për blerjen e tyre
Demokracia
19:57 | 13 Prill 2023

Share:

Posta e Kosovës ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 7 mijë e 947 euro për furnizim me karrige.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit Publik thuhet se këto karrige duhet të jenë lëvizëse dhe statike, me mundësi uljeje dhe ngritjeje, si dhe të kenë mbështetëse për duar.

Po ashtu, Posta e Kosovës ka kërkuar që karriget të jenë të ngjyrës së zezë ose të kaltër të mbyllët, shkruan Demokracia.com.

Kontratën për furnizim me karrige e ka fituar “Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi O.P.”, e cila do të përfitojë hiç me pak se 7 mijë e 947 euro.

Posta do të blejë 83 karrige lëvizëse dhe 150 statike.

Në dosje është bërë ditur edhe lloji i karrigeve që duhet të blihen.

“Të bëhet furnizimi me ulëse lëvizëse me rrota, me rregullim të ulëses vertikalisht (me piston hidraulik), me rregullim të mbështetëses në pozicionin e dëshiruar, e mveshur me tekstil dhe shpuzë me dendësi 32kgm³. Pjesa vertikale, mbështetësja duhet të jetë e ngritur-lartë dhe e punuar nga textili kualitativ në formë të rrjetës (si në foto). Gjithashtu karriget duhet të ketë edhe mbështetëset anësore për duar. Ngjyra e zezë apo e kaltër e mbyllët. Furnizimi bëhet vetëm pas aprovimit paraprak të mostrës nga komisioni/menaxheri i kontratës. Garancion min. 12muaj. Karriget duhet te jenë të gatshme për përdorim ( të montuara). Çdo karrige e dëmtuar brenda 12 muajve, duhet të ndërrohet me karrige të re. Bartja gjer në deponinë e caktuar nga OM. 83 copë”, thuhet në dosjen e tenderit.

“Të bëhet furnizimi me ulëse statike, me strukturë metalike. Karrigia të jetë me veshje tapiceri lëkure artificiale me mbushje me sfungjeri dhe strukturë hekuri në finiturë të zezë. Ngjyra e zezë apo e kaltër e mbyllët. Furnizimi bëhet vetëm pas aprovimit paraprak të mostrës nga komisioni/menaxheri i kontratës. Garancion min.12muaj. . Karriget duhet te jenë të gatshme për përdorim (të montuara). Çdo karrige e dëmtuar brenda 12 muajve, duhet të ndërrohet me karrige të re. Bartja gjer në deponin e caktuar nga OM. 150 copë”, thuhet në dosjen e tenderit.

Siç bëhet e ditur në dosjen e kontratës, kompania ka afat për përfundimin e të gjithë furnizimit 15 ditë. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme