Lajme
DOKUMENT| Posta e Kosovës kërkon karrige me ngritje-ulje, i duan edhe me mbështetëse për duar
Demokracia
21:18 | 16 Maj 2022

Share:

Posta e Kosovës e ka shpallur një tender në vlerë prej 10 mijë euro për furnizim me karrige lëvizëse.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit Publik thuhet se këto karrige duhet të jenë me mundësi uljeje dhe ngritjeje, si dhe të kenë mbështetëse për duar.

Po ashtu, Posta e Kosovës ka kërkuar që karriget të jenë të ngjyrës së zezë ose të kaltër të mbyllët, përcjell Demokracia.com.

“Furnizimi me ulëse lëvizëse me rrota, me rregullim të ulëses vertikalisht (me piston hidraulik), me rregullim të mbështetëses në pozicionin e dëshiruar, e veshur me textil dhe shpuzë me dendësi 32kgm³. Pjesa vertikale, mbështetësja duhet të jetë e ngritur-lartë dhe e punuar nga textili kualitativ në formë të rrjetës (si në foto). Gjithashtu, karriget duhet të kenë edhe mbështetëset anësore për duar. Ngjyra e zezë apo e kaltër e mbyllët. Furnizimi bëhet vetëm pas aprovimit paraprak të mostrës nga komisioni menaxheri i kontratës. Garancioni 12 muaj. Çdo karrige e dëmtuar brenda 12 muajve, duhet të ndërrohet me karrige të re”, thuhet në përshkrimin e tenderit.

vlera e parashikuar e kontratës është 10 mijë euro. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme
Lajme • 11 Maj 2025