Lajme
DOKUMENT | Policia në pikë të verës “vishet më trashë”, hap tender 465 mijë euro për pizhame e çorapë
Demokracia
20:01 | 29 Maj 2024

Share:

Policia e Kosovës ka hapur një tender në vlerë të 465 mijë eurove për blerjen e disa pizhameve dhe çorapëve. Ky tender, sipas njoftimit të bërë, është ndarë në katër pjesë. Pjesa 1: 258,000.00 euro. Pjesa 2: 39,000.00 euro. Pjesa 3: 132,000.00 euro dhe pjesa 4: 36,000.00 euro.

Tash kur temperaturat janë ngritur dhe jemi në prag të sezonit veror, Policia e Kosovës ka vendosur të “vishet më trashë”.

Ky institucion që kujdeset për sigurinë e shtetit dhe qytetarëve, ka hapur një tender në vlerë të 465 mijë eurove për blerjen e disa pizhameve dhe çorapëve.

Vlera e parashikuar e kontratës: 465,000.00. Furnizim me pizhame dhe çorapë. Afati kohor për pranimin e kërkesave për informata shtesë/sqaruese është data 18.06.2024, ora 16:00. Afati kohor i kthimit të përgjigjeve është: 20.06.2024”.

Në njoftimin e shpallur është treguar se furnizimi është ndarë në katër grupe.

“Grupi 1. Furnizim me pizhama dimri për Zyrtaret Policor. Grupi 2. Furnizim me çorap për Zyrtaret Policor. Grupi 3. Furnizim me Pizhama Termike. Grupi 4. Furnizim me çorap termike”.

Po ashtu, bëhet e ditur se projekti është ndarë në katër pjesë, me anë të të cilave tregohet sasia e secilit produkt dhe vlera e çmimit.

Pjesa 1: 17200 palë, Pjesa 2: 39000 copa, Pjesa 3: 2400 palë, pjesa 4: 2400 palë.

Tenderi i përgjithshëm ka vlerë 465,000.00 euro.

Pjesa 1: 258,000.00 €

Pjesa 2: 39,000.00 €

Pjesa 3: 132,000.00 €

Pjesa 4: 36,000.00 €

Policia në fund ka treguar se Operatori Ekonomik duhet të dorëzojë një mostër për secilën pjesë dhe secilin artikull, sipas specifikave teknike të kërkuara në dosje të tenderit në ditën e hapjes së ofertave. /Demokracia.com/

Të ngjashme