Lajme
DOKUMENT| Policia e Kosovës i blen “qentë zyrtarë” me 54 mijë euro në Kroaci
Demokracia
14:23 | 09 Qershor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka blerë disa qen në Kroaci. Sipas njoftimit që ka bërë Policia, këta qen janë special. Vlera e tyre ka kushtuar fiks 54 mijë euro. Për këtë tender, në garë ishte vetëm një kompani.

“Furnizim me qenët zyrtarë për PK-në”, kështu quhet tenderi i fundit që Policia e Kosovës ia ka dhënë një kompania kroate, raporton Demokracia.com.

Siç është treguar në njoftimin e shpallur në KRPP, fjala është për blerjen e disa qenve special.

Në dosjen e tenderit nuk janë dhënë shumë sqarime, vetëm se është treguar se policia e ka shpërblyer me tender një kompani nga Kroacia.

“Policia e Kosovës shpërblen me kontratë kompaninë “Marija Cirimotic” nga Zagrepi i Kroacisë në vlerë totale të ofertës prej 54 mijë eurove”.

Por, duket se fitimin e këtij tenderi kjo kompani nuk e ka pasur fare të vështirë, pasi që në garë nuk ishte askush tjetër.

“Numri i tenderëve të pranuar: 1”, thuhet në njoftim, përcjell Demokracia.com.

Tutje është treguar se me 54 mijë euro do te blihen 10 qentë, por që nuk dihet se çfare janë ata. /Demokracia.com/.

Të ngjashme
Lajme • 12 Maj 2025