Lajme
DOKUMENT| Policia e Kosovës e shet “bërllokun”, të interesuarit mund të konkurrojnë për blerje
Demokracia
22:16 | 25 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës ka vendosur që të shesë mbeturinat.

Për këtë kanë vendosur që të hapin një tender, shkruan Demokracia.com.

“Autoriteti kontraktues ka për qëllim shitjen e Shitja e mbeturinave përmes ofertave publike të mbyllura. Shitja e mbeturinave shiten në kushte “siç janë, ku janë” dhe Autoriteti Kontraktues

nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes”, thuhet në publikimin në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Policia do të shesë hekur të vjetër, bateri të vjetra, vajin e djegur dhe goma të vjetra.

Ofertuesit e interesuar mund të inspektojnë për SKRAP-IN që është për shitje në Baza e Logjistikës-Prishtinë, Kamenicë, Dragash, Istog, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, Kampi Vrella, Kampin Belvedere. /Demokracia.com/

Të ngjashme