Në konkursin për Sekretar në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), pesë konkurrentë i kanë plotësuar kriteret për të vazhduar tutje me procedura.
I pari për nga poentimi në këtë ministri ka dalë Enver Gerguri, ndërsa i dyti Gurakuq Kastrati. Pas Kastratit është radhitur Hamdi Hajdini, ndërkaq i katërti është radhitur Sevdaim Vitia dhe i pesti Shkelzen Nuza, shkruan Demokracia.com.
Këta kandidatë do t’i nënshtrohen procedurave tjera të intervistimit dhe njëri nga ta do të dërgohet për aprovim për ta fituar pozitën e sekretarit të MINT.
Ministria që drejtohet nga Hajdari më shumë se 2 vite është pa sekretar dhe disa konkurse kishin dështuar, sepse nuk kishte shfaqur askush interesim për të aplikuar. Nëpër kohë kanë ndërruar disa sekretarë të kësaj ministrie, ndërsa aktualisht pozitën e zëvendësuesit të sekretarit e mban Daut Latifaj. Para tij këtë pozitë e kishin mbajtur Rexhep Bllaca, Arber Gegaj dhe Irfan Lipovica.
Në MINT jo vetëm pozita e sekretarit është vakante, por edhe 7 agjenci janë duke funksionuar me zëvendësues. Hajdari nuk ka arritur që në asnjërën nga agjencionet e MINT ta përfundojë procedurën ligjore./Demokracia.com/
Dështimi i Rozeta Hajdarit, shtatë agjenci pa kryeshefë dhe vakante pozitën e sekretarit