Lajme
DOKUMENT| Përplasje e fyerje të rënda ndërmjet zyrtarëve të Postës së Kosovës, Sindikata kërkon të merren masa
Demokracia
17:48 | 03 Qershor 2022

Share:

Driton Morina, i emëruar kundërligjshëm në krye të Komisionit të Ankesave në Postën e Kosovës, është përplasur me punonjësin e kësaj ndërmarrjeje, Shpëtim Dobra. 

Morina e ka fyer rëndë kolegun dhe kjo përplasje gati ka eskaluar në konflikt fizik, po të mos ndërhynin kolegët e tjerë, shkruan Demokracia.com.

Lidhur me këtë incident të ndodhur në Drejtorinë Qendrore të Postës ka reaguar edhe Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Postës së Kosovës.

Demokracia.com ka siguruar e-mailin që kjo sindikatë e ka dërguar në adresë të Morinës.

“Lidhur me këtë si Sindikatë e konsiderojmë të nevojshme të reagojmë me shqetësim për rastin e ndodhur në drejtorinë qendrore, përplasjen me fyerje të rënda që për fat të mirë nuk përfundoi me pasoja edhe më të rënda falë ndërhyrjes së kolegëve tjerë për t’i ndal nga përleshja fizike mes Driton Morinës dhe punonjësit Shpëtim Dobra, që është edhe kryetar i BD te TK Sh. A. Të gjithë punëtorët e kanë kuptuar me shqetësim këtë rast që paska ndodhur për shkak të mashtrimit/gënjeshtrës së Driton Morinës në menaxhment se kinse Zyra Kombëtare e Auditimit ka kërkuar zhvendosjen e stafit të Financave”, thuhet në letrën e sindikatës të siguruar nga Demokracia.com.

 

 

 

Ata kanë kërkuar që ky incident të trajtohet me urgjencë nga Bordi i Drejtorëve.

“Kërkojmë që ky skandal i z. Morina të trajtohet urgjentisht nga Bordi i Drejtorëve dhe UD KE. Dëmtimi i imazhit, mashtrimi dhe qërimi i hesapeve në PK janë te dënueshme. Gjithashtu kërkojmë që ZKFTH Morina të mos ndërhyrje në kompetencat e zonjës Fakete Kadiu siç është rasti me përpilimin e listave se kush ku duhet të ulet dhe në cilën zyrë. Vërtetë sjellje tejet e turpshme dhe e papërgjegjshme që është shkruar edhe në media”, thuhet në këtë letër.

 

Sindikata ka shprehur shqetësim edhe për ndalesën e 20 për qind të pagës së një punëtori.

“Po ju shkruajmë ne lidhje me ndalesën e 20 për qind nga paga e punëtorit N.N. (emër i njohur për redaksinë). Njëherësh po ju përcjellim shqetësimin tonë për shkelje flagrante ligjore që keni bërë lidhur me këtë rast. Ju ia keni ndaluar 20 për qind të pagës pa u shqyrtuar fare ankesa në Komisionin e Ankesave ku ju jeni kryetar që e bën shkeljen drastike. Edhe pse kanë kaluar 15 ditë nga afati që ti dhe komisioni yt i Ankesave të kthejë përgjigje nuk keni kthyer asgjë dhe duke shkelur çdo rregull e procedurë keni bërë ndaljen e paligjshme të pagës”, thuhet në letër.

Po ashtu, kjo sindikatë ka kërkuar nga Menaxhmenti që t’i sigurohet një zyrë në objektin qendror në Prishtinë me qëllim të ushtrimit të punës sindikale dhe kushteve elementare si sindikatë që kujdeset për të drejtat e punëtorëve. /Demokracia.com/

Menaxhmenti i Postës emëron kundërligjshëm njerëz të dëgjueshëm në krye të komisioneve

 

Të ngjashme