Lajme
DOKUMENT| Përparim Rama ridizajnon identitetin e Prishtinës, hap tender 80 mijë euro
Demokracia
14:01 | 07 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili së fundmi u kritikua për bllokim të qytetit pas testimit të unazës njëkahore, tashmë ka hapur tender për dizajnimin e identitetit të ri të kryeqytetit.

Rama që deri me tani ka nisur projekte në tërë komunën më shumë se që kishte bërë kryetari paraprak në dy mandate, tani po ndërmerr edhe një hap tjetër.

Sipas tenderit të publikuar në KRPP, Komuna e Prishtinës ka paraparë që të shpenzojë 80 mijë euro për dizajnimin e identitetit të ri të kryeqytetit, shkruan Demokracia.com.

Sipas dosjes së tenderit, me përzgjedhjen e identitetit të ri të Prishtinës si kryeqytet e jo komunë, synohet:

1. Freskimi dhe diferencimi vizual, duke ruajtuar simbolin e Hyjneshës në fron,

2. Brendimi i ambienteve të kryeqytetit për lehtësim në qasje dhe orientim,

3. Standardizimi i materialeve për informim, komunikim dhe promovim,

4. Përmirësimi i eksperiencës së përdoruesëve/vizitorëve

Po ashtu, sipas dosjes se tenderit, procesi i prokurimit do të kryhet në dy faza:

Në fazën e parë të procedurës, faza e kualifikimit, nga operatorët ekonomikë kërkohet që t’i përmbushin kushtet për pjesëmarrje dhe kriteret e përzgjedhjes të përcaktuara në këtë dokument. Kërkesa për pjesëmarrje do të vlerësohet në bazë të kritereve të përcaktuar në këtë dokument. Qëllimi është kualifikimi i kompanive të afta në kryerjen e detyrave të tilla.

Në fazën e dytë të procedurës, faza tenderuese, të gjithë operatorët ekonomikë të kualifikuar do të pranojnë “ftesën për tender” dhe do të ftohen që t’i paraqesin ofertat e tyre në bazë të specifikimeve të tenderit të siguruara në ftesën për paraqitjen e ofertave në “Dosje të Tenderit”. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme