Lajme
DOKUMENT| Përparim Rama i “gjuan në bërllok” 19 mijë euro, analizon çmimin e mbeturinave
Demokracia
14:04 | 27 Prill 2023

Share:

Komuna e Prishtinës ka dhënë një tender në vlerë të 18 mijë e 500 euro për të analizuar çmimin për shërbimet e mbeturinave. Kjo analizë i është besuar kompanisë “Kiwer Consulting”.

Për një analizë të çmimores për shërbimet e mbeturinave në kryeqytet, Komuna e Prishtinës që drejtohet nga Përparim Rama ka vendosur që t’i shpenzojë hiç më pak se 18 mijë e 500 euro.

Komuna ka treguar se përmes këtij tenderi synon ta bëjë analizimin e sistemit aktual tarifor dhe të taksave për shërbimin e grumbullimit, transportit dhe deponimit të mbeturinave komunale.

Kjo punë i është besuar kompanisë private “Kiwer Consulting”, që ishte edhe e vetme në garën për tender, shkruan Demokracia.com.

“Shërbimi për analizën e çmimores për shërbimet e mbeturinave në Komunën e Prishtinës. Data e nënshkrimit te kontratës: 07.04.2023. Numri i tenderëve te pranuar: 1. Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 1. Emri zyrtar i kompanisë fituese “Kiwer Consulting”. Vlera e përgjithshme e kontratës 18,500.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Komuna tutje në dosjen e tenderit ka treguar edhe qëllimin e këtij projekti.

“Qëllimi i këtij projekti është përgatitja e listës së çmimeve për shërbime të menaxhimit të mbeturinave për komunën e Prishtinës. Specifikisht nga projekti kërkohet që të përgatit; Operacionet e propozuara, planin e veprimit për secilin opsion të propozuar, identifikimi i rreziqeve që ndërlidhen me zbatimin e çmimores së re, zhvillimi i vlerësimit të veprimeve alternative korrigjuese dhe riparuese për rreziqet e identifikuara”.

Komuna e Prishtinës ka treguar, po ashtu, se gjatë këtij viti është e pashmangshme rritja e çmimit të faturave të mbeturinave.

“Ngritja e tarifave për momentin duket të jetë e pashmangshme për të përmirësuar nivelin e të hyrave në funksion të mbulimit të kostove. Megjithatë, tarifat e ardhshme duhet të adresojne dobësitë aktuale duke vendosur caqe për përmirësimin e përformances së shërbimit, operative dhe të kostos”. /Demokracia.com/

Të ngjashme