Lajme
DOKUMENT| Përparim Rama e çon deri në fund rritjen e luksit, blen veturë 36 mijë e 800 euro
Demokracia
11:24 | 17 Prill 2023

Share:

Komuna e Prishtinës ka shpallur ditë më parë një tender për blerjen e një veture për nevojat e Kabinetit të Kryetarit. Procedurat për këtë blerje tashmë kanë përfunduar. Nesër nënshkruhet kontrata mes kompanisë fituese dhe komunës.

Përparim Rama, që drejton Komunën e Prishtinës, e ka çuar deri në fund kërkesën e tij për blerjen e një veture.

Tenderi që ishte shpallur muajin e kaluar tashmë është mbyllur me sukses, shkruan Demokracia.com.

Komuna e Prishtinës dhe kompania fituese “Porche Kosova”, nesër do ta nënshkruajnë kontratën që kap vlerën e 36 mijë e 800 eurove.

Në garë për këtë tender ka qenë veç një kompani.

“Furnizim me autoveturë për nevojat e Kabinetit të Kryetarit. Data e dhënies së kontratës, 14.04.2023. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 18.04.2023. Numri i tenderëve të pranuar: 1. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata “Porche Kosova”. Vlera e përgjithshme e kontratës 36,800.00 euro”.

Në dosjen e tenderit është dhënë edhe arsyetimi pse po blihet kjo veturë, duke treguar se kabineti i kryetarit ka mungesë të mjetit motorik për transport.

“Duke marrë parasysh që kabineti i kryetarit ka mungesë të mjetit motorik për transport dhe është nevojë emergjente për furnizim me autoveturë dhe pas kërkesës për aprovim dhe lejim nga AQP – Autoriteti Publik fillon procedurën me afat të shkurtuar për furnizim me autoveturë”.

Është bërë me dije se vetura  e blerë është e vitit 2023 dhe është diesel.

“Automjeti duhet të jetë limuzinë. Loji i motorrit Diesel. Vëllimi në ccm³ min 1950 ccm³ .Viti i prodhimit min. 2023 . Rrotullimet e motorrit minimale N/m min 340 Nm. Tërheqja me rrotat e para. Nr i ulëseve 5 – Nr i dyerve 4+1 dyer. Ndërruesi automatik min 7 shpejtësi automatik Gjatësia e veturës min 4860mm. Radio navigacion me ekran me prekje – Set i trafikut komplet ndihma e parë, trekëndësi etj sipas ligjit të komunikacionit  – Ngjyra e automjetit e zezë metalike – Min 2 vite garancion pa kufi në KM”.

DOKUMENT| Përparim Rama rrit luksin, shpall tender të 45 mijë eurove për blerje të veturës – Demokracia

Demokracia.com ka raportuar muajin e kaluar lidhur për blerjen e kësaj veture nga Komuna e Prishtinës. Atë kohë, komuna në shpalljen e tenderit pati treguar se janë paraparë të shpenzohen 45 mijë euro për këtë veturë. /Demokracia.com/

Të ngjashme