Lajme
DOKUMENT| Për 3 muaj, Zyra e Kryeministrit shpenzoi gati 13 mijë euro për karburant e telefon
Demokracia
17:29 | 15 Maj 2022

Share:

Veturat Zyrtare po dalin të jenë të mira për kryeministrin Albin Kurti dhe anëtarët e zyrës së tij.

Vetëm një vit në krye të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i ka hedhur poshtë të gjitha deklaratat e tij. E gjithë kjo vërehet në deklarimet dhe në veprimet që ai po i bën që nga 23 marsi i vitit të kaluar kur ka ardhur në pushtet.

Demokracia.com ka siguruar shpenzimet e tre muajve të parë të Zyrës së Kryeministrit.

Sipas këtij dokumenti, për tre muaj, Zyra e Albin Kurtit ka shpenzuar për karburant të veturave 6 mijë e 768.36 euro.

Por Albin Kurti së bashku me anëtarët e tjerë të Zyrës së tij, ‘keq’ nuk ia kanë lënë as shfrytëzimit të telefonive.

Në tre muajt e parë të këtij viti, Zyra e Kryeministrit ka paguar 6 mijë e 046.42 euro për shpenzimet e telefonisë mobile, kurse 116.90 euro për shpenzimet telefonike, raporton Demokracia.com.

LEXO EDHE: 

DOKUMENT| Zyra e Kryeministrit shpenzoi mbi 21 mijë euro për telefoninë fikse dhe mobile

Në total, vetëm në tre muajt e parë Zyra e Kryeministrit ka shpenzuar 12 mijë e 931.68 euro për karburant dhe për telefoni fikse e mobile. /Demokracia.com/

Të ngjashme