Lajme
DOKUMENT| Pasi shpenzoi miliona për vetura me qira, shteti jep 1.5 milion euro vetëm për një lot në tenderin për blerjen e veturave
Demokracia
13:31 | 07 Shtator 2023

Share:

Miliona euro të buxhetit të Kosovës u shpenzuan për veturat me qira, të cilat po i përdorin disa nga institucionet. Por, shuma e njëjtë do të shpenzohet sërish, pasi tashmë është hapur edhe një tender për blerjen e 241 veturave, i cili kap vlerën e afro 7 milionë eurove. 

Agjencia Qendrore e Prokurorimit gjatë këtyre viteve ka nënshkruar disa kontrata për marrjen e veturave me qira për institucionet shtetërore, të cilat i kushtuan shtetit rreth 7 milionë euro.

Ndërsa, muaj më parë, AQP-ja hapi tender në vlerë prej 6 milionë e 900 mijë euro për blerjen e 241 veturave. Ky tender ishte i ndarë në 15 lote, shkruan Demokracia.com.

Kurse, më 28 gusht, AQP-ja i ka dhënë tenderin një kompanie vetëm për lotin e 13, i cili peshon mbi 1.5 milionë euro, deri sa nënshkrimi i kësaj kontrate është planifikuar që të bëhet nesër.

Tenderin për furnizim me vetura për institucionet shtetërore nga loti 13 e ka fituar kompania “PORSCHE KOSOVA SH.P.K”, e cila do të përfitojë plot 1 milion e 589 mijë e 750 euro.

Siç bëhet e ditur në dosjen e tenderit, nga loti 13 janë planifikuar të blihen 50 vetura.

Sipas dosjes së tenderit, më shumë vetura do t’i dedikohen Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Kosovës.

Ndërkohë, vetëm dy muaj me parë, AQP-ja dha tender për vetura me qira për institucionet shtetërore në vlerë prej 164 mijë eurove, megjithatë ato vetura duhet të kthehen për arsye se kontratës i skadon afati.

Institucionet që më së shumti kanë shfrytëzuar veturat me qira janë Këshilli Gjyqësor, Policia e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës dhe disa prej ministrive. /Demokracia.com/

DOKUMENT| Shteti merr vetura me qira mbi 164 mijë euro, 10 mijë euro më shumë se vlera e parashikuar

Të ngjashme