Për katër ditë me radhë, nga e hëna në Prishtinë do të mbahet Konferenca e 6-të e ambasadorëve me temën “Forcimi i prezencës së Kosovës jashtë vendit”.
Diplomatët kosovarë do të mblidhen në njërin nga hotelet në periferi të kryeqytetit dhe bashkë me drejtuesit më të lartë të shtetit do të diskutojnë për forcimin e diplomacisë së Kosovës, për të cilën kjo Qeveri kritikohet ashpër se e ka çuar në buzë të greminës.
Në hapje të kësaj konference do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, shkruan Demokracia.com.
Demokracia.com ka siguruar agjendën e plotë të kësaj konference. Ndonëse sipas agjendës shihet se të gjithë pjesëmarrësit janë shqiptarë, ajo është përpiluar në anglisht.
Në konferencën ku do të marrin pjesë diplomatët e Kosovës, atyre do u drejtohet përveç ministres Donika Gërvalla me dy zëvendësit e saj, edhe kryespiuni Petrit Ajeti.
Ajeti do u flasë atyre për sigurinë dhe kërcënimet kibernetike. /Demokracia.com/