Lajme
DOKUMENT: Nora Visoka-Weller, gruaja e ekspertit për dialog të Kurtit, propozohet për shefe të misionit të posaçëm të Kosovës në Greqi
Demokracia
22:33 | 12 Korrik 2024

Share:

Kosova pritet të ketë mision të posaçëm në Athinë të Greqisë.

Nga një dokument që ka siguruar Demokracia.com, Ministria e Punëve të Jashtme që udhëhiqet nga Donika Gërvalla, për shefe të misionit të posaçëm në Greqi e ka propozuar Nora Visoka-Weller.

Gërvalla i ka dërguar kërkesë Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, që seanca dëgjimore për Visoka-Wellerin të jetë e mbyllur.

Kosova dhe Greqia deri më tani kanë pasur Zyre Ndërlidhëse, që kanë qenë të fokusuara kryesisht në bashkëpunimin ekonomik.

Por, kush është Nora Visoka-Weller? 

Nora Visoka-Weller është bashkëshortja e profesorit britanik, Mark Weller, i cili ishte pjesë e ekipit të ekspertëve të kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendësit të tij Besnik Bislimit në bisedimet me Serbinë.

Profesori Weller shërbeu si këshilltar i lartë ligjor në procesin e Vjenës të negociatave për statusin përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga OKB-ja në vitet 2006-2007.

Më pas ai kontribuoi në hartimin e Kushtetutës së Kosovës dhe hartoi Ligjin për Mbrojtjen e Minoriteteve në Kosovë dhe Statutin e Këshillit Konsultativ të Komuniteteve.

Ai ishte këshilltar për Kosovën edhe në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999.

Profesor Mark Weller bashkë me Poll Willjams ofruan këshilla juridike për Hashim Thaçin si kryesues i delegacionit të Kosovës në Rambuje./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme