Lajme
DOKUMENT | Nga 48 euro për punëtor, Gjykata Kushtetuese bëhet “babadimër” me para të shtetit
Demokracia
15:58 | 11 Dhjetor 2023

Share:

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hapur një tender jo fort të zakonshëm. Ky institucion po bëhet gati që për fundvit t’i qeras me produkte ushqimore punëtorët e vet. Secili punëtor do të marrë një kupon në vlerë të 48 eurove.

Vitin e Ri, punëtorët e Gjykatës Kushtetuese do ta festojnë me pak ushqim më shumë, të blerë më para të shtetit.

Nga një pako me ushqime të ndryshme në vlerë të 48 eurove, do ta marrë secili punëtor i këtij institucioni në fund të vitit, shkruan Demokracia.com.

Për blerjen e këtyre produkteve është hapur edhe një tender, vlera e të cilit është paraparë të jetë afro 3 mijë euro.

Kupon furnizimi (artikuj të ndryshëm ushqimor) për stafin e GJKK-së. Kontrata do të nënshkruhet në shumën e parashikuar 2 mijë 976 euro. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 15.12.2023”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Gjykata Kushtetuese ka dhënë edhe sqarime sesi do të ndahen këto para për punëtorët.

“Sqarimi 1: Mjetet buxhetore të ndara për këtë pako prej 17 artikujve janë caktuar në shumën prej 48,00 € dhe përafësisht ekuivalente me çmimin e tregut për sasinë e këtyre 17 artikujve. Nëse kjo sasi nuk përputhet me shumën e caktuar për çdo punëtor do të bëhet rritja apo zbritja e sasive gjatë furnizimit”.

Tutje në sqarimin tjetër që mban nurin dy, tregohet se nëse kalohet vlera e paraparë në kupona, punëtorët duhet t’i shtojnë paratë vetë.

“Sqarimi 2: Punëtorët të cilët figurojnë në Listë kanë të drejtë të furnizohen edhe me artikuj tjerë me përjashtim të pijeve alkoolike deri në shumën e paraparë (48.00 €), ndërsa nëse artikujt e tyre e tejkalojnë shumën e paraparë, atëherë diferencën mbi 48.00 € e paguajnë vetë. Afati i furnizimit 3 ditë”

Dhe sqarimi numër tre është dhënë për marketin, i cili është thënë se duhet të jetë brenda Prishtinës.

“Sqarimi 3: Ofertuesi duhet ta ketë lokalin / marketin jo më larg se 6 km nga Qyteti i Prishtinës, qoftë në pronësi apo me qira. Poashtu lokali / marketi duhet të ketë hapësirë mjaftueshëm dhe arka fiskale për kryerjen e pagesave”.

Kurse, në dosjen e tenderit në një aneks të veçantë janë treguar edhe të gjithë artikujt që do të blihen për punëtorët.

Në këtë listë ka llojllojshmëri ushqimesh e pijesh.

“Djathë në kanaqe 800 g, copë 1. Lajthti e pjekur 180 g, copë  1. Fistekë 140g, copë1. Badem 135g, copë 1. Biskota me gjalp 454 g, copë 1. Kek me Çokollatë 400g, copë 1. Arra indiane (casheës) 130 g, copë 1. Çokolatë 250 g, copë 1. Napolitankë 300 g, copë 1. Ullinj të zi 570 g, copë 1. Arrore Mix 200 g, copë 1. Lëngje frutash 100% 1 L, copë 1. Biskota çokollate 300g, copë 1. Biskota me lajthi 400g, copë 1. Çips me shije të ndryshme 130 g, copë 1. Kikirik të pjekur 150g, copë 1. Pije të gazuara 1.5 L, copë 1”./Demokracia.com/

Të ngjashme